English

Thaçi-Klinton: Kosova gati për dialogun me Serbinë

Prishtinë, 13 tetor, NOA – Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe kryeministri Hashim Thaçi dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

I pari në këtë konferencë, kryeministri Thaçi duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-vë ndaj kauzës së Kosovës, deklaroi se “Kosova është gati për të nisur dialogun teknik me Serbinë”.

“Jemi në fundin e pavarësisë së mbikëqyrur, tashmë është hapur kapitulli i ri dhe ka ardhur momenti për mbylljen e kapitullit shekullor mes Serbisë dhe Kosovës”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës nënvizoi se Kosova ka dhënë shembullin e saj të mirë për raporte të mira me Serbinë, Ka ardhur koha për dialog”, tha kryeministri i Kosovës.

“Dialogu është e drejtë e dy vendeve tona, në shërbim të paqes dhe për të ardhmen tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe Bashkimin Evropian”, tha zoti Thaçi, duke shprehur rishtas falënderimet e popullit të Kosovës për mbështetjen e SHBA-ve, presidentit Obama, zonjës Klinton dhe ish presidentit amerikan, Bill Klinton.

“Kosova ka fituar 70 njohje ndërkombëtare tha kryeministri Thaçi, kemi vendimin në favor të pavarësisë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke nënvizuar se për Kosovën tashmë do të ketë vetëm njohje të reja, integrime në institucione ndërkombëtare, si dhe përkushtim për forcimin e institucioneve dhe dialog paqësor e teknik me Serbinë.

mit/NOA
KOMENTE