Tiranë, 13 Tetor 2010 NOA – Ka ardhur më në fund edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që dënon ashpër djegien e flamurit kuqezi shqiptar në Itali.
Ralf Gjoni, Drejtor i Përgjithshëm i Komunikimit dhe Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme pohoi këtë qëndrim zyrtar për agjencinë NOA:
“Djegia e flamurit shqiptar në Itali, patjetër që përbën një akt të pakëndshëm për të gjithë, si për shqiptarët, italianët dhe po ashtu edhe për vetë serbët”.
Në vijim z. Gjoni tha: “Por mendoj se kemi të bëjmë me një grup të izoluar huliganësh dhe jo me një qëndrim institucionesh”.
“Për këtë arsye, - vijoi Gjoni, - nuk ka pasur qëndrim zyrtar deri në këtë moment nga MPJ”.
Gjoni theksoi se “këto akte vandalizmi në stadiume, u përkasin çështjeve të rendit publik të vendit ku ndodhin” dhe shtoi se “u takon autoriteteve italiane ta trajtojnë ngjarjen në fjalë sipas legjislacionit në fuqi”.
e.r/NOA
>> Proteste antiserbe në Tiranë
>> Serbët, ose një histori histerie
>> Kapet ultrasi që dogji flamurin
>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë
>> Sharje pa fund tek ambasada
Video: Si u dogj Flamuri Shqiptar {youtube}mJSBy_9Qj84{/youtube}