Prishtinë, 13 tetor, NOA – Lëvizja Vetëvendosje! përmes një deklarate për shtyp, e ka dënon aktin e heqjes së flamurit kombëtar shqiptar në prag të mbërritjes së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
“Lëvizja Vetëvendosje! dënon edhe servilizmin e panevojshëm e politikanëve qyqarë”, thotë më tej deklarata.
“Dje nëpër kryeqytet u hoq flamuri ynë kombëtar i vendosur paraprakisht për hir të vizitës së. Kompania e cila e vendosi në çdo vend nga një flamur kombëtar mes dhjetëra flamujve të shtetit të Kosovës dhe ShBA-ve, po kjo kompani i hoqi flamujt kombëtarë. U mor vesh se kështu urdhëroi ambasada amerikane në Kosovë”, shton ajo.
Duke theksuar se “ata të cilët nuk e mbrojnë kombin e vet, ashtu qysh e mbrojnë atë edhe ShBA-të, nuk mund ta ndërtojnë as shtetin”.
“Këta njerëz që tallen me flamurin tonë kombëtar janë ata që moti e kanë shitur kombin. Njeriu që e shet kombin, nuk ka dinjitet njerëzor dhe as mund të jetë përfaqësues i interesave të kombit dhe interesave të popullit”, citojnë drejtuesit e Vetëvendosjes.
Duke përfunduar se “SHBA-të kurrë nuk mund të kenë respekt për njerëz të nënshtruar. Vetë SHBA-të për flamur kombëtar e kanë atë me të cilën u çliruan nga Britania e Madhe. Flamuri me të cilin Kosova u çlirua nga Serbia është flamuri ynë kombëtar. Flamuri ynë nuk ka pse t’i pengojë askujt”.
n.e/NOA