English

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 13 tetor, NOA - Vranesirat dhe shirat do te jene prezent edhe gjate dites se sotme, e merkure, 13 tetor. Ne oret e para te mengjesit shirat do te perfshijne ekstremin verior dhe jugor por duke ju afruar mesdites ato do te shtrihen ne te gjithe territorin shqiptar.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira te dendur ne pjesen me te madhe te territorit perjashtuar jugperendimin ku shirat do te jene me intensitete te dobeta. Gjate nates do te kete shtim te intensitetit te shirave ne te gjithe vendin.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita nuk do te kete ndryshim te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim jugor - jugperendimor kjo do te beje qe dalllgezimi ne det te jete i ulet.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe Europa Jugperendimore do te mbeten me vranesira dhe shira. Me problematike situata paraqitet ne zonen e Alpeve dhe Ballkanin Lindor ku shirat do te jene intensitete te larta dhe ne forme rrebeshi sidomos ne pjesen e dyte te dites. Po ashtu me vranesira dhe shira te dendur do te jete Greqia gjate gjithe dites. Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga motit i kthjellet dhe temperatura te ulta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Zona e Alpeve alarmon per rrebeshe shiu dhe ere te forte;

Europa Qendrore alarmon temperatura ekstremisht te ulta;

Spanja do te mbetet me stuhi te forta ere dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE