Athinë, 14 tetor, NOA – Gazi lotsjellës i përdorur prej policëve, ka mundur të hapë sot në mëngjes dyert e Akropolit në Greqi, ndërsa punonjësit e tij kanë refuzuar që të hapin dyert për turistët.
Kjo sjellje sipas tyre, është ndërmarrë në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave, ndërsa kërkojnë rinovim të kontratave.
Nga ana e saj, ministria greke e Kulturës ka bërë thirrje për dialog dhe për hapjen e monumentit simbol të kulturës, i cili vizitohet çdo ditë nga dhjetëra turistë .
Ndërkaq, forcat e policisë greke janë detyruar të ndërhyjnë në shenjë reagimi, duke sulmuar punonjësit dhe gazetarët që po ndiqnin nga afër ngjarjen.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se punonjësit e hekurudhave greke sot gjenden në grevë për të protestuar kundër privatizimit pjesërisht të kompanisë shtetërore OSE.
Greva mësohet se do të përfshijë punonjësit e të gjitha linjave hekurudhore interurbane dhe suburbane.
n.e/NOA