English

Ankthi mbaroi, dalin nga nëntoka 33 minatorët kilianë

Santiago, 14 tetor, NOA – Pas plot dy muajve të ngujuar nën gërmadhat e nëndheshme të minierës që i kishte zënë sipër gjatë shembjes së galerisë, 33 minatorët kilianë kanë mundur ta shohin përsëri dritën e diellit.

Vetë presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, i cili kryesonte grupin e shpëtimit të tyre, këndoi himnin kombëtar pasi doli nga nëntoka edhe minatori i fundit nga 33 të ngujuarit nën tokë.

Ai ka qenë i pari që minatorët përqafonin sa dilnin nga nëntoka.

Gjithçka u bë e mundur falë një kapsule, në formë ashensori, të ndërtuar enkas, për mundësimin e dërgimit të saj nëntokë, duke i nxjerrë njerëzit një nga një deri sa të 33 minatorët u ribashkuan me familjarët e të afërmit e tyre.

Ai i lavdëroi përpjekjet e skuadrave të shpëtimit, duke thënë se njerëzit u shpëtuan me besim, unitet dhe shpresë dhe se punonjësit e skuadrave të shpëtimit e dhanë krejtësisht veten e tyre në përpjekjet e shpëtimit të minatorëve.

n.e/NOA

KOMENTE