>> Proteste antiserbe në Tiranë
>> Serbët, ose një histori histerie >> Kapet ultrasi që dogji flamurin>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë>> Sharje pa fund tek ambasadaGjenevë, 14 tetor, NOA – UEFA do të tregojë tolerancë zero ndaj akteve të dhunës të ushtruara nga tifozët e cilësdo skuadre nëpër stadiume.
Ky ka qenë reagimi zyrtar i UEFA-s, përmes presidentit të saj, Mishel Platini, i cili ka reaguar mjaft i revoltuar ndaj akteve të dhunës së tifozëve ultra-nacionalistë serbë dy ditë më parë në stadiumin e Xhenovas në Itali, gjatë ndeshjes Serbi-Itali, ku u dogj edhe flamuri shqiptar.
Ndërkaq, ai ka deklaruar se fajtor do të quhen në raste të tilla si vendi që i provokon sulmet huligane në stadiume, edhe ai që i pret tifozët, atje ku luhen ndeshjet.Ndërkaq, është bërë me dije se Komiteti disiplinor i UEFA-s do të marrë një vendim të caktuar pas dy javësh, konkretisht më 28 tetor, mbi sanksionet përkatëse për garën e ndërprerë të lojës mes dy ekipeve, Itali dhe Serbi.
Ka gjasa sipas parashikimeve, që Serbia të sanksionohet deri në mosfutjen e saj në kampionatin Evropian 2012, ndërsa gjoba me para as që diskutohet në një rast të tillë, ka për të qenë patjetër.
Dokumentet rreth çështjes, do të përcillen me specifikime që do të jenë në gjendje të sqarojnë gjithçka ka ndodhur.
Mishel Platini, si presidenti i UEFA-s foli me fjalë mjaft të ashpra rreth ngjarjes.
“Unë isha në Holandë, - tha ai, - kur pashë fotografitë e lojës Itali-Serbi dhe isha mjaft i tronditur. Unë personalisht kam kujtime shumë të këqija të dhunës në futboll. Tani unë jam duke pritur rezultatet e hetimit dhe vendimet e organeve disiplinore dhe dua të rikujtoj të gjithë se UEFA ka një politikë të zero-tolerancës ndaj dhunës në futboll'.' Në fund, presidenti i UEFA-s arriti në përfundimin se bashkëpunimi i autoriteteve dhe çelësi për luftimin e këtij problemi dhe do të kërkojë më tepër standarde të larta për vendet që janë prekur.
n.e/NOA
>> Proteste antiserbe në Tiranë>> Serbët, ose një histori histerie >> Kapet ultrasi që dogji flamurin>> Ndeshja ku u dogj flamuri ynë>> Sharje pa fund tek ambasada