Durrës, 14 tetor, NOA – Efektivët e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga një person mbi akuzën e mashtrimit dhe vjedhjes së parave.
Policia e Durrësit bëri të ditur se ka ndaluar 45 vjeçarin Roland Marku, i lindur e banues në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.
Sipas policisë shtetasi në fjalë ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh pasi dyshohet se gjatë periudhës prill-maj 2010, ka mashtruar shtetasin italian, 40 vjeçarin me iniciale C.M., duke shfrytëzuar besimin e tij.
Me premtimin se do t’i nxirrte një leje për armë gjahu, Roland Marku i ka marrë italianit shumën prej 1150 Eurosh.
Nga konsultimi me Prokurorinë e Durrësit, kjo e fundit konkludoi procedimin penal në në gjendje të lirë të mashtruesit Roland Marku.
mit/NOA