Nepal, 14 tetor, NOA – Organizatorët e rekordeve botërore Guiness matin si njeriun më të vogël të botës, një djalë nga Nepali, i cili sapo ka mbushur plot 18 vjeç.
Burri më i vogël i botës quhet Khagendra Thapa Magar.
Ai është i rritur dhe është i lartë 66 centimetra, ndërsa peshon pesë kilogram e gjysmë.
Thapa Magar, më i vogli i botës ka mundur t’i marrë rekordin botëror për shtatvogëlsinë kolumbianit Nino Hernandez.
Përgegjësit e dhënies së çmimeve Guiness kanë matur shtatin e Thapa Magar dhe e kanë shpallur atë zyrtarisht fitues të rekordit Guiness nga qyteti Pokhara, vendlindja e Thapa Magar, që ndodhet 205 kilometra nga kryeqyteti nepalez Kathmandu.
Thapa Magar ka një vëlla 13 vjeçar, i cili ka një gjatësi normale për moshën e tij.
Burri më i vogël i botës ka qenë prej vitesh 21 vjeçari kinez Pingping, i cili ndërroi jetë 13 marsin e vitit të shkuar në Romë, nga një komplikacion në zemër.
mit/NOA