English

“Kohë për kometë”

Përse filmat shqiptar vuajnë nga mungesa e realitetit

Dervishët nuk ndërtojnë xhami, këta lloj dervishësh si në film i përkasin më shumë shekujve 14-15 dervishëve shëtitës të Anadollit

Nga Gëzim Llojdia

Kadareja dhe libri

Koha për kometën është një kohë e veçantë. Ngase kometat vijnë rrallë për tu djegur në atmosferë. Ndërsa koha për kometën shqiptare mbetet më e veçanta ndër të gjithë djegiet apo shkatërrimet që pësoi ky vend, ndër të gjitha mëzirat që i rranë përmbi supe, ndër të gjitha kafshimet dhe copëtimet që u bënë fqinjët. E çfarë mund të ishte shfaqja e një komete në atë hapësirë qiellore kur vlonin lotët, pushkët, mëritë, grindjet dhe gjithçka kishte pësuar një tollovi të vërtetë. Për atë kohë të trishtueshme për këtë vend ka fare pak dokumentime dhe njohje të atij realiteti të zymtuar. Më shumë ka ndijime shpirtërore pra vegime dervishësh dhe prodhimtari letrare se sa historike. Kemi si fillim novelën e Kadaresë “Vit i mbrapsht”.

Një krijim artistikisht i realizuar që deri diku me mangësitë arrin të pasqyrojë një kohë të mbrapsht, një vit të gjatë të rrëmujshëm ku gjithçka sterron si nata e zezë dhe pis dhe drita përtej atij mali nuk shfaqet lehtësisht si dritëzim. Në përgjithësi për këtë roman të Kadaresë ka komente të mira, analiza tendencioze apo të pavlera, shikime prej syrit regjional dhe jo atij artistik. Kadare e shkroi këtë libër me një tufë krijimesh të tjera në kohën realizmit socialist, një tregues ky për të kuptuar mungesën e plotë të burimeve historike ka një lloj rënkimi për kohën kur është prodhuar vepra letrare që do të shqyrtohet edhe nëse autori pra shkrimtari Kadare do të kishte më tepër dokumente historike, sërish pasqyrimi i tyre duhej bërë nënë dritën e partishmërisë, pra nuk duhej prekur apo cenuar gjithsesi figura e rebelëve të cilët padrejtësisht u ngritën në histori duke udhëtuar në kohën tonë për 50 vjet si shpëtimtarë. Prodhimi letrar i Kadresë është i mirë duke njohur gjithë rrethanat e kohës kur shkruhej dhe rrethanat më të vështira të kohës kur prodhohej vepra letrare. Kadare është mbështetur më tepër në legjenda në ndonjë dokument historik në ndonjë fjalim vepër historike, ndërsa ka tjerrur artistikisht e bukurisht një rrëfim interesant, për një ndër kohët më të errtë të historisë tonë, koha kur rrëmuja dhe rrëmeti e gatitën këtë vend për ta shtyrë në humnerë. Kadare ka përdorur këtu arsenalin e fjalëve popullore të kohës së tij duke qenë më larg atij realiteti për të cilën vepra fletën shumë botime historike të nxjerra pas viteve ’90 gjejmë një realitet më ndryshe në këtë aspekt. Fjalë të kursyera me mençuri, moral dhe fe më shumë se sa pasqyron romani. E megjithatë vepra mbetet e lexuar.

Filmi si një shpërdorimi

Në të vërtetë ekranizimet e Kadresë nuk janë pasqyruar drejtë. Kur bëjmë llaf për vitet e realizmit socialist disa filma, që u prodhuan nga veprat e Kadaresë u shpërfytyruan duke dalë nga vepra letrare. Dihet që jo të gjitha krijimet në celuloid do të riprodhojmë të plotë veprën letrare, por në rastet e filmave që u bënë në atë kohë deformimi ishte i dukshëm. Nëse në atë kohë duhej pranuar përndryshe filmi do të mbetej i ndaluar përgjithnjë, ajo që të vret sytë sot janë realizimit e pasditeve 90 kur filmi shqiptar vuan po ato gjendje, artificialitetin e trashëguar, ndonëse liria sot është me pashë dhe financat për filmat nuk kanë munguar. Kështu edhe ekranizimi i Kadaresë “Koha e kometës” është një harxhim kohe dhe financash pa vlerë. Edhe ky film si të gjithë filmat shqiptarë xhirohen në vende anonime ku këtu e ku atje nuk dihet kush është vendi dhe si quhet ai nga vijnë dhe ku shkojnë, kush janë atë ndonëse kanë flamur që i bënë të dallueshëm. Filmi duhet të jetë më pranë është më pranë realitet e të mos vuaj nga kjo mungesë realiteti. Shfaqje teatrale amatorësh mund ta quash. Ka skena vërtetë të mira si murgeshat etj, por ka skena që u shkojnë më shumë komedive të estradës se sa një filmi artistik. Shihni me ç’gjuhë të brendshme është krijimi: ”Kinema Imperial” apo “Malena”.

Si vijnë kohërat e shkuara artistikisht kaq bukur dhe me një realitet që në turirin tënd të gdhend një brazdë. Kineastëtë shqiptarë ankohen për dy gjëra. Nuk ka krijime dhe financë. Në të vërtet nëse ka krijim në këtë vend për numrin e popullsisë që kemi nuk ka në asnjë vend të botës. Financat ato që janë dhënë duket se janë shpërdoruar çuditërisht si tenderët e rrugëve, ku paratë janë harxhuar ndërsa udha, përgjysmë ka mbetur.

Asnjë film i pas viteve ‘90 nuk ka atë realitete që presim, kërkojmë ta gjejmë tek një film i mirë. Edhe tek realizimet e Çashkut, Anagnostit, Xhuvanit, Bishës ndonjë tjetri kineast.

Këta lloj dervishësh si në film i përkasin më shumë shekujve 14-15 dervishëve shëtitës të Anadolit.

Shikoj pak një moment:” Kohën e kometës “. Duke qenë se kam bërë disa studime në fushën religjonale, kryesisht bektashizmit duke parë atë dervish në atë film them se këtu filmi merre fund çdo pjesë e pastaj është nj hiçmosgjë. Dervishi që takojnë në udhë nga veshja është një dervishi i tarikatit bektashi. Por edhe nëse është i ndonjë tarikati tjetër ka diçka shumë të madhe që nuk shkon. Këta lloj dervishësh si në film i përkasin më shumë shekujve 14-15 të Anadollit kur ata deklamonin nëpër udhë për mirësitë e Perëndisë. Duhet thënë se Bektashizmi shqiptarë është shkëputur nga ai turk që në kohën e rilindjes kombëtare. Që nga ai vit deri në pavarësinë kombëtare, u formuan 50 teqe të reja me dervishë shqiptarë dhe dervishët e këtij tarikati janë ndër të vetmit që vunë në shërbim parullën :”Pa atdhe s’ka fe”. Ata u përpoqën me përhapjen e librave shqip, u ndoqën nga turqit dhe më vonë nga pushtuesit e tjerë. Ndryshe bektashinjtë shqiptarë janë më nacionalist se vete kineasti dhe ndonjë krijues tjetër.

Ky dervish në mes të udhës që deklamonte vjersha ishte aq qesharak dhe i pabesueshëm sa ka dy gjëra për ta kuptuar ata pozicionim aq të keq :ose është krijua për to goditur dervishët shqiptarë, ose nuk kanë pasur konsulent që tu rrëfej të vërtetën historike. Nga aty hidhet poshtë krejt filmi. Tjetër dervishët nuk ndërtojnë xhami, por vendi që ata rrinë quhet teqe dhe teqenë e parë e ka ndërtuar Haxhi bektashi, dervishi nga Horosani në Sulxheujk të Anadollit, pas kësaj ata formuan urdhrin me rregullat më të rrepta të një udhe mistike mjaftë të vështirë ku askush nuk futet pa kaluar prova të mëdha shpirtërore. Vetëm me këto dy momente filmi bëhet i vështirë për tu ndjekur. Krijimi rrudhet dhe e vërteta zbehet. Përkundrazi ishin të tjerët ata që krijonin lëmsh në këtë kohë të trazuar për vendin. Përse roli dhe vendi i tyre këtu ka munguar për tu them qartësisht, por deformohet roli dhe qëllimi shqiptar i dervishëve të cilat ishin të parët që futën gjuhën shqipe në teqera, atëherë kur shteti po konturohej, ishin ndër të parët që patën rol në çështjen tonë shqiptare. Dhe kanë vulën e gjithçka në datat historike të këtij vendi. Po bëjë një citim, në të vërtetë e ka bërë më parë Baba Rexhebi i Detroitit. “Po të mos ishte Baba Alush Frashëri i teqesë së Frashërit, mund të mos realizoj dot ideali i Abdy Frashëri. . . . . . . . . ”Këto të vërteta historike tregojnë për një formim foshnjor të realizuesve të këtij krijimi celuloid.

Kinemaja shqiptare ka vuajtur nga kjo sëmundje e pashërueshme. Kur deformohet realiteti krijimet e pavlera humbasin shumë nga të gjithë financimet që u janë dhënë në një kohë të vështirë tranzicioni, kineastëve të këtij vendi. Nëse në kohën e socializmit roli i partisë f në çdo gjë, sot ngjanë diçka më tepër deformohen role që nuk duhen cenuar gjithsesi, pavarësisht besimit që mund të mbajë kineasti. Realiteti është realitet. Nga ky shpërdorim gjithë ato shirita celuloidi shkuan në arkiva të pavlera si të tjera krijime shqiptare.

Duke folur për filmat shqiptar. Mbaj mënd kohën kur në filmat shqiptar, aktorët flisnin në telefon pa hedhur monedhën aq sa njerëzia qeshnin e thoshin :”Kështu i ka thënën regjisori’. D. m. th krijimi nuk ngjitë, u rrëzua realiteti dhe u shfaq artificialiteti. Kemi parë filmat shqiptarë të prodhuar në 50 vitet e socializmit. Me disa përjashtime të gjithë kishin po këtë sindromë. Fillonin dhe mbronin dhe nuk merrej vesh se ku xhirohej ky film dhe për kë fliste. Katunde anonimë me emra të rremë si Biskajë apo të tjera krijime çmendurie kur katundet shqiptare mbajnë emra të bukur. Qyteti po ashtu që nuk përmendeshin kurrë se ç’emër kishin.

Fillonte në Sarandë e përfundonte në gjithë Shqipërinë sikur të mos e njihje katundin, qytetin, zor se do të mësoje se cila ishte ky katund, qytete etj. . Ky anonimat vra realitetin dhe futi në qorrsokak së bashku me rolin e partisë. Nëse zbresim nga ajo kohë, sot a duhet të kemi realizime të këtilla të pavlera me financa, që shkojnë dëm ? Nëse bëjmë një ecje si në kalldrëm të kinemasë italiane shikojë realizime dinjitoze “Kinema Imperial”, ”Malena” “Postieri”postieri.

Çdo rresht ka një shtresë pllakash të çimentuara mirë, harmonike me njëra-tjetrën. Tre vargje të tjerë në duar. Të tre këto kanë frymën shpirtërore është art dhe arti ka fuqi shpirti shpërthyese. Tek ne kjo mungon. Mos vallë kinemaja tek ne shikohet si një prodhim mekanik ? Nuk mungon vepra letrare. Po të zbardhësh Kadarenë, skenari bëhet më i pasur. Mirëpo ajo që unë vrejë është se ata që shkruajnë skenarin e fusin veprën në ca llagëme që zor ishpëton artificialitete. Përse nuk e di. Nuk jam studiues i kësaj fushe. Ndoshta paaftësia, mediokriteti besoj. Edhe kjo quhet punë si tenderi i rrugës apo ujësjellësi i fshatit:”U morrin ca para dhe duhet bërë ky filmi”. Kohë për kometë ishte një lloj pune që duhej bërë sepse kishte një fond financimi, por film artistik gjithsesi ai mbetej një film që nuk ja vlen dy herë ta shikosh. Të ndjekësh yllnajën qiellore, kohën e rrëmëtit në një vit të mbrapshtë i mjaftueshëm do të ishte libri i Kadaresë që ka shërbyer si bazë dhe me disa rregullime historike do të përbënte në vetvete një krijim të arrirë nëse ai do të shikohej më shumë shpirtërisht, ashtu si Kadare e ka shkruar librin me një kosto jo të vogël shpirtërore. Edhe krijimi i celuloidit më parë ngjizet nga shpirti. Kjo u ka munguar gjithë atij grupi realizues.

Ku e përfundojmë pa filluar ende. Ka një akademi për filmin Marubi dhe është një gjë e mirë. Po a po prodhojmë punëtorë për filmin. Shikoni si i zhbënë gjithë trupat e estradave dy tre emisione televizive me djemve të shkëlqyer. Mos vononi !Kinemaja shqiptare ka kohë që ju pret. Mirëardhshi!

KOMENTE