Londër, 14 tetor, NOA – Mbretëresha Elisabet anulon mbrëmjen e Krishtlindjeve në pallatin mbretëror Buckingham, një sinjal ky që përputhet me shkurtimet e ndërmarra ndaj shpenzimeve publike.
Duket se kriza ekonomike ka prekur edhe njerëzit më të pasur të botës, ndërsa me një akt të tillë mbretëresha angleze do të kursejë 50.000 stërlina.
Kjo është hera e parë që në jetën e saj ka anuluar festën tradicionale të Krishtlindjeve, e cila mbahet çdo vit pak ditë para festimeve në Pallatin Buckingham.
Elisabet duket se ka kërkuar të dërgojë një sinjal të tillë në përputhje me shkurtimet e mprehta të ndërmarra në buxhetin e miratuar nga qeveria konservatore.
Kostoja për organizimin e mbrëmjes së Krishtlindjeve arrinte në 50 mijë stërlina dhe përfshinte organizimin e 1.200 njerëzve, e planifikuar për të hënën, më 13 dhjetor dhe paguhet me fonde të buxhetit të shtetit.
"Ky anulim nuk duket të jetë një gjë e mirë, - tha një punonjës i pallatit mbretëror, -. mbretëresha dhe princi Filip me një shërbëtor ose një shërbëtore natën e Krishtlindjeve".
Ndërsa një zëdhënës i pallatit Buckingham tha lidhur me një fakt të tillë se mbretëresha është në dijeni të situatës së vështirë ekonomike me të cilat përballet vendi, prandaj u vendos që një demonstrim i përshtatshëm të tregojë kontrollin nga ana e familjes mbretërore të fondeve publike.
n.e/NOA