Tiranë, 14 tetor, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, akreditoi sot Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesen e Përhershme të PNUD-it në Shqipëri, Zineb Touimi Benjelloun.
Para se të merrte detyrën e saj në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun ka shërbyer si përfaqësuese e Fondit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, UNIFEM, në Marok dhe si drejtoreshë rajonale e programit te UNIFEM-it në Afrikën e Veriut.
Përpara kësaj, Zineb Touimi-Benjelloun ka qenë koordinatore e Programit për UNIFEM-it në Afrikën e Veriut.
Ajo ka shërbyer si këshilltare e UNIFEM-it për Çështjet gjinore për Marokun, Algjerinë dhe Tunizinë dhe më parë si asistent-përfaqësuese e Përhershme e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA).
Ajo ka diplomë universitare për sociologji nga Universiteti i Harvardit dhe diplomë masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare, specializuar në ekonomi dhe zhvillim politik, nga universiteti Columbia.
n.e/NOA