Në datat 14-18 tetor do të zhvillohet në Tiranë dhe Shkodër cikli I
aktiviteteve “Dy popuj, një det, një miqësi-Kalabria-Shqipëria”, në
vijim të Pranverës Italiane.
Në 14 tetor ora 15.00, në Shkodër (Biblioteka e Universitetit “Luigj
Gurakuqi”) do të zhvillohet konferenca “ Historia dhe evoluimi I
marrëdhënies midis Shqipërisë dhe Italisë”.
Në 15 tetor ora 12.00 në Tiranë (Galeria Kombëtare e Arteve) do të
celet ekspozita e pikturës e piktorit Leonardo D’Amico.
Ora 16.00, në Rezidencën e Ambasadës Italiane do të prezantohen
produkte të kulinarisë të zonës së Kalabrisë.
Në 16 tetor ora 21.00 koncerti “Kalabria në muzikë”.
Në 17 tetor, në ambjentet e “Qendrës Tregëtare Univers” do të
prezantohen produkte të kulinarisë arbëreshe.
Në 18 tetor, ora 15.00 në ambjentet e “Tirana International Hotel” do
të mbahet konferenca “Shqipëria në Komunitetin Europian: roli i
Italisë dhe Kalabrisë në këtë rrugë.