English

Operacioni Rrugicat, kap 3 persona në kërkim

Shkodër, 14 tetor, NOA – Në kuadrin e një operacioni policor të koduar me emrin “Rrugicat”, forcat e policisë së Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 3 personave të shpallur në kërkim prej tyre.

Siç ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari i parë mësohet të jetë Bledar Zogla, 30 vjeç, lindur dhe banues qytetin e Shkodrës, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi gjykata e këtij rrethi e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ndërsa i ndaluari i dytë mësohet se është Ndue Ujka, vjeç 19, lindur dhe banues në fshatin Sektor të komunës së Velipojës, i cili ka qenë person i shpallur në kërkim për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municoneve luftarake”.

I ndaluari i tretë dhe i fundit, mban emrin Fatmir Hakaj, është 57 vjeç, lindur në lagjen “Tom Kola” të qytetit Shkodër dhe banues në qytetin e Tiranës.

Mësohet se ky person ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Pengim për ekzekutim vendimi të gjykatës” dhe kapja e tij shtetasi u bë e mundur në Tiranë.

Për personat e lartpërmendur, nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të tyre, iu kaluan për veprime te mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE