Tiranë, 14 tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 14 tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme kriteret e reja të publikuara nga qeveria për ushtarakët që përfitojnë pension. Ato paraqesin edhe protestën e djeshme të organizuar në Tiranë para ambasadës serbe, duke djegur flamurin serb. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i 79-vjetorit të Dritëro Agollit, i cili ka dhënë vlerësime për situatën aktuale politike në vendin tonë.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Si llogariten pensionet e ushtarakëve”, i cili citon detajet nga vendimi i fundit i qeverisë për pensionet e ushtarakëve, kush përfiton konkretisht.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Heqja e vizave, BE vendos si kriter paratë”, është një artikull që citon kushtin se një shqiptar për të dalë jashtë duhet të ketë garanci 70 euro/dita.
“Dritëroi mbush 79 vjeç: Pa protesta, nuk do kishte as viza dhe as integrim” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Rillogaritja e pensionit/ Ushtarakët, udhëzimi i ri i ISSH”, i cili tregon sesi janë në fakt kriteret e reja të qeverisë për ushtarakët që përfitojnë pension.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Dritëro Agolli: Vizat u dhanë sepse opozita kontribuoi”.
Ndërkaq, lidhur me energjinë, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Drejtori i CEZ: Pse kërkojmë rritjen e çmimit të energjisë”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Socialistët e KiE: Të majtët do votojnë për Ilir Metën”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Prokuroria: Mafia, kunati i Bregut 10-fishoi aksionet”, i cili tregon fakte të reja nga dosja “Prudentino” me përfshirjen e kunatit të ministres Bregu brenda saj.
“Ushtarakët, qeveria: Ja kategoritë që përfitojnë pension, dalin kushtet”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Neritan Ceka: Shqiptarët? Grindemi me grekët në stadiume, por u shesim atyre ikonat tona”.
“Tifozët djegin flamurin serb në Tiranë, ndalohen 5 veta” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Lëvizje të reja në Parlament”, i cili tregon sesi tani që mazhorancës i janë pakësuar dy vota, pas largimit prej saj të Paulin Stërkajt dhe Dritan Priftit, po bën përpjekje për tërheqjen e deputetëve të tjerë.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Arrestohet çetniku që dogji flamurin shqiptar”.
Ndërsa çështja e opozitës mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Dritëro Agolli: Protestat janë normale në demokraci”.
“Aktivitet i përbashkët i ILDKP dhe KLD, hetimi nis nga Tirana për pasuritë e gjyqtarëve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Parkimet dhe trafiku rrugor, Tirana në kaos”, i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga kryeministri Berisha se kryeqyteti është në kaos, duke kritikuar Bashkinë e Tiranës.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Dritëro Agolli: Opozita të protestojë, por jo me tepri”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Djegia e flamurit, reagime të forta në Tiranë”.
Ndërsa në rubrikën “kronikë” do të lexoni “Flet Spahiu: KLD-ILDKP, hetim pasurisë së gjyqtarëve”.
n.e/NOA