Berlin, 14 tetor, NOA - Lamtumirë "Viagra e trëndafiltë". Kompania që ishte duke prodhuar substancën seksuale femërore, e ka ndaluar atë për mosfunksionim seksual te femrat dhe shkaktim të depresionit.
Kohët e fundit agjencia rregullatore e drogave të SHBA, ka dhënë një mendim negativ lidhur me prodhimin e kësaj substance duke pohuar se ajo nuk plotëson një nga objektivat që kompania kishte dhënë, pra rritjen e dëshirës seksuale femërore.
Ka pasur gjithashtu edhe shqetësime të sigurisë.
Ndërkaq, sipas raporteve të “British Medical Journal”, tregu i "Viagrës së trëndafiltë” “Por diagnoza është e diskutueshme, - tha Leonore Tiefer i Neu York University School of Medicine, - dëshira për seks është një çështje shumë komplekse dhe individuale”.
Sipas tij, rënia e dëshirës seksuale është e vështirë për t’u trajtuar me një drogë.
n.e/NOA