Romë, 14 tetor, NOA - Ngjarjet e dhunshme të ndodhura në stadiumin e Xhenovas mbrëmjen e së martës në Itali, e kanë detyruar presidentin serb, Boris Tadiç, të ngrejë telefonin dhe të formojë numrin e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.
Tepër i ndjerë në siklet me atë çka ka ngjarë, kreu i shtetit serb ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e qeverisë italiane, duke i shprehur keqardhjen për çka ndodhi.
Tadiç mësohet se i ka komunikuar Berluskonit faktin që dhuna e shfaqur në stadiumin e Xhenovas ishte një vepër e guerrilasve të grupeve ekstremiste.
Duke shtuar se ngjarje të tilla nuk mund të prishin marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë mes Romës dhe Beogradit.
Ndërkaq, distancimin e Serbisë zyrtare nga akte të tilla e ka shprehur edhe ambasadorja serbe në Romë, menjëherë pas ngjarjes, duke thënë se “Serbisë i vjen turp nga tifozët e saj”.
n.e/NOA