Shkup, 14 tetor, NOA - Lëvizja Qytetare “Zgjohu” të shtunën do të mbajë protestë para ambasadës serbe në Shkup, në shenjë reagimi kundër djegies së flamurit shqiptar.
Lëvizja Qytetare Zgjohu fton qytetarët në protestë të qetë para ambasadës serbe në Shkup kundër ksenofobinë serbe të shfaqur nëpërmjet djegies së flamurit kombëtar shqiptar nga huliganët serb në shkallët e stadiumit “Marassi” në Genoa të Italisë ku po luhej ndeshja midis kombëtarëve të Italisë dhe Serbisë.
Sipas kësaj organizate, tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë, 16 tetor 2010, me fillim në ora 12:30 prej ku në mënyrë të organizuar do të nisemi drejt ambasadës serbe në Shkup
Lëvizja Zgjohu! apelon për protesta dinjitoze kundër shprehjes së urrejtjes serbe ndaj popullit autokton shqiptar dhe fton të gjithë qytetarët që mos të përsërisim barbarizmat serbe, por të protestojmë qetë dhe me dinjitet.
NOA/INA