Tiranë, 15 tetor, NOA – Bashkërendimi i burimeve njerëzor edhe vazhdimi i reformave dhe strategjive në shëndetësi kanë qenë temat kryesore të trajtuara sot në konferencën e Akademisë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë e Shkencavedhe e Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministritë e Shëndetësisë të të dy vendeve.
Konferenca e organizuar me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), u zhvillua në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj, theksoi që është e rëndësishme që akademikë, shkencëtarë dhe mjekë nga të dy vendet të mbështesin sektorin e shëndetësisë për të përmirësuar menaxhimin e burimeve shëndetësore në mënyrën që i shërben më mirë njerëzve në nevojë për kujdes mjekësor.
Nga ana tjetër ministrat e Shëndetësisë të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë iu drejtuan të tetëdhjetë pjesëmarrësve duke parashtruar përparësitë e tyre për kujdesin shëndetësor në vendet e tyre.
Secili prej ministrave theksoi nevojën për të menaxhuar burimet e disponueshme përmes zvogëlimit të mbetjeve, shmangies së abuzimeve dhe përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Ndërkohë që Drejtori i Misionit të USAID-it, Xhozef C. Uilliams, tha se programi shëndetësor i USAID-it do të ndihmojë aftësinë e Shqipërisë në menaxhimin efiçienttë burimeve dhe njoftoi mbi programin e ri pesëvjeçar të USAID-it, me vleftë prej
8.5 milionë dollarë për programin e përmirësimit të kujdesit shëndetësor. "USAID-i ka mbështetur sistemin e kujdesit parësor shëndetësor për shumë vite dhe është i kënaqur që në partneritet më Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucione të tjera të shëndetësisë të prezantojë sistemet e financimit shëndetësor dhe të informimit shëndetësor që kanë rritur transparencën dhe eficiencën e të gjithë sistemit", tha Uilliams.
Uilliams tha se USAID-i, në partneritet më Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të vendit po punon për të forcuar kujdesin shëndetësor në Shqipëri përmes
bashkërendimit të burimeve me rezultatet e arritura dhe standardet e cilësisë, si dhe përmes bërjes së shërbimeve të kujdesit shëndetësor më të përballueshme dhe të disponueshme për të gjithë shqiptarët.
a.k/NOA