Athinë, 15 tetor, NOA – Akropoli i Athinës rezulton sot sërish i mbyllur për turistët që vijnë nga e mbarë bota për ta vizituar atë si simbol i historisë dhe monumenteve antike greke.
Kjo pasi, për ditën e tretë radhazi punonjësi e këtij simboli të antikitetit, janë duke protestuar ndaj Ministrisë së Kulturës për pasigurinë e vendit të tyre të punës, si edhe masave represive për pagat.
Një grup i demonstruesve është takuar me policët te porta, duke mos pranuar ta hapë atë, për të kërkuar pagesën e borxheve dhe garancive për të ardhmen në kuadrin e shkurtimeve.
Janë plot 350 vende pune të cilat mund të shkurtohen nga ky institucion i antikitetit grek, gjë që i ka irrituar së tepërmi punonjësit e tij.
Dje policia i sulmoi ata me gaz lotsjellës dhe dhjetëra prej tyre u dëbuan nga mjediset e Akropolit.
n.e/NOA