English

Akuzat kundër Rulit për ish-Ekspozitën, Shalsi në prokurori

Tiranë, 15 tetor, NOA – Pas akuzash të tëra gjatë muajve të fundit, lëshuar në drejtim të ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, mbi privatizimin e ish-Ekspozitës “Shqipëria sot” në Tiranë, deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi i është drejtuar prokurorisë.

Ai u paraqit sot paradite në prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime mbi privatizimin e truallit të godinës së ish-Ekspozitës, pasi shumë akuza të tij ai i ka bërë publike nga selia e Partisë Socialiste.

Ai e ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ish-ministrin e Ekonomisë Genc Ruli, për përfshirje në afera korruptive, gjatë privatizimit të ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, duke thënë konkretisht, se ai e ka shitur 3 herë më lirë tokën, sesa vlera e tregut.

n.e/NOA

KOMENTE