Tiranë, 15 tetor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka deklaruar sot në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores në Kuvend se ligjshmërinë e mandatit të tij e përcakton vetëm Gjykata Kushtetues.
Në mbledhjen e Këshillit Beqja ka bërë dhe mbrojtjen e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike, për heqje të mandatit duke qenë se ka përfituar fonde publike pas zgjedhjes në Kuvend. Beqja ka deklaruar se të gjitha veprimet e tij kanë qenë në respektim të Kushtetutës.
Ndërkohë që Beqja është mbrojtur dhe nga deputetët e tjerë të opozitës në Këshill. Damian Gjiknuri u shpreh se çështja do të kalohet në Parlament, por sipas tij, është e qartë se nuk ka pasur shkelje të ligjit.
Ai ka thënë se në kohën kur kompania e Ilir Beqjas ka marrë tenderin, vet Beqja nuk ka bërë betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. “Nuk ka shkelje të Kushtetutës”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri u shpreh se në mbledhjen e sotme të Këshillit janë dëgjuar palët dhe më pas do të procedohet.
a.k/NOA