English

Brigitte Bardot mendon për presidencën e Ekoologjisë

Paris, 15 Tetor, NOA - Sipas të përditshmes franceze "Midi Libre", Brigitte Bardot është duke menduar propozimin që ka marrë në lidhje me kandidaturën e presidencës së ekoologjisë nga ana e “Alliance Ecologiste Independante”. Në një letër të adresuar nga fondacioni Bardot në drejtim të presidentit Nicolas Sarkozy lexohet: “Deri sa ju të bëni të kundërtën e asaj që deklaroni… është e nevojshme që dikush të ngrejë zërin dhe të mbrojë kafshët pasi të gjithë e mënjanojnë këtë fakt”.

Nuk është hera e parë që aktorja tashmë 76-vjeçe, i shkruan presidentit francez. Kujtojmë se dhe gjatë verës ajo ishte treguar shumë e ashpër kundrejt tij duke e përkufizuar si një person tepër negativ.

Megjithatë, mund të themi se këtë herë ajo është shumë më e vendosur dhe tashmë të gjithë janë të lajmëruar për këtë.

r.b/NOA

KOMENTE