Romë, 15 tetor, NOA – Kjo është periudha më e keqe për flokët, kur na bien rreth 34 përqind e normës së zakonshme të tyre, prandaj në vjeshtë ato nuk duhen lënë kurrsesi pas dore.
Efektet anësore të shkaktuara nga dielli dhe kripa e detit, gjatë pushimeve, e kombinuar me dobësimin e fijeve të flokut, e lidhur me qarkullimin sezonal, mund t’i bëjë flokët tanë të thatë e të shpërndarë.
Ja këshillat si t’i mbani flokët tuaj në gjendje sa më normale: - Ushqejeni flokët tuaj me ushqime të pasura me vitaminë B, zink dhe hekur (që mund t'i gjeni në drithërat e mëngjesit dhe kajsitë) dhe vitaminë C (gjenden në fruta, agrume, por edhe në luleshtrydhe, kivi dhe specat e kuq).
- Mos pini duhan. Sipas një studimi nga shkolla e Harvardit për Shëndetin Publik, nikotina jo vetëm që ngre nivelet e hormoneve, duke shkaktuar humbje të flokëve, por është gjithashtu përgjegjëse për ngushtim të enëve të gjakut që furnizojnë kokën e kjo pengon ardhjen e ushqyesve në flokë.
- Përdorni krehër me dhëmbë sa më të hapur dhe largojuni furçave që ua elektrizojnë ato.
- Mbroheni lëkurën e flokëve tuaj duke iu shmangur ujit shumë të nxehtë gjatë larjes së flokëve tuaja. Për më tepër, në mënyrë rigoroze përqendrohuni në produkte të ndjeshme. -Kujdes kimikatet, përdorini te flokët tuaja si duhet: kur janë të lagësht, në fakt ata janë 3 herë më të dobët. Vetëm një çikë thajini me një peshqir dhe mos e teproni me tharëse apo me piastër.
- Në qoftë se floku tuaj është i rrallë dhe i hollë, nuk duhet të kalojë me produktet styling, rrezikon për t'i bërë ato më të sheshtë dhe të rënda.
n.e/NOA