Tiranë, 15 tetor, NOA - Mengjesi i sotem, i 15 tetorit 2010, do te nise me vranesira dhe shira ne zonen e ulet dhe ate bregdetare, ndersa pjesa tjeter e territorit do te dominohet nga moti i vranet. Duke ju afruar oreve te mesdites shirat do te zhvendose ne zonat malore pergjate kufirit lindor duke e lene pjesen tjeter te vendit me alternime kthjellimesh dhe vranesirash.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Gjate pjeses se dyte te dites do te kemi shtim te vranesirave dhe per pasoje shirat do te rrezikojne pjesen me te madhe te territorit. Ne fakt shirat do te jene me intensitet te dobeta. Ne mbremje dhe gjate nates shirat do te perfshijne serish vijen bregdetare.
Temperaturat e ajrit do te pesojne renie me 1-2 grade si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 15 km/h dhe drejtim Jugor – Juglindor kjo do te beje qe dalllgezimi ne det te jete i ulet.
Europa
Europa Juglindore dhe gadishulli i Ballkanit do te mbeten me vranesira dhe shira por intensiteti i tyre do te jete me i dobet. Po ashtu nen kushtet e vranesirave dhe shirave do te jene verilindja dhe gadishulli i Skandinavise ku shirat do te jene ne formen e debores. Ne pjesen e dyte te dites nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash do te perfshije Polonine duke bere qe rrebeshet e shiut te shoqerohen me shkarkesa rrufesh.
Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira te herepashershme.
Ngjarje ekstreme në Europë
Ballkani rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe shkarkesa me rrufe;
Greqia rrezikohet nga stuhi me rrufe dhe ere te forte;
Italia Jugore alarmon per ere te forte dhe shira te dendur;
Skandinavia do te mbetet me temperatura te uleta dhe ngrica.
n.e/NOA