Prishtinë, 15 tetor, NOA - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka bërë thirrje sot të gjithë atyre që për arsye të ndryshme janë larguar nga partia t’i bashkohen asaj.
Ai ka thënë se LDK-ja është shtëpi e të gjithëve. Këto komente, kryetari i LDK-së dhe ish-Presidenti i Kosovës i bëri në takimin me Forumin Rinor të kësaj partie, e që kishte të bënte me mbështetjen për Sejdiun.
Sejdiu, është shprehur se LDK është promotor i kulturës politike. Sipas tij kultura e kësaj force politike do të dëshmohet dhe në zgjedhjet që priten të mbahen së shpejti.
Ndonëse Sejdiu nuk e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK-së, mediat kosovare raportojnë se kryetari i LDK-së në Prishtinë, Isa Mustafa, do të garojë, në vend të Fatmir Sejdiut, për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet brenda kësaj partie.
a.k/NOA