Paris, 15 Tetor, NOA - Dymbëdhjetë rafineri në Francë janë të gjitha në grevë dhe kjo kundrejt reformave pensionale. Dy të fundit që u bënë pjesë e kësaj greve ishin ato të Gravenchon, në rajonin e Seine-Maritime dhe Reichstett, në Reno. Protesta ka çuar në bllokim të vendit, për mungesë karburanti dhe tubacioneve të naftës që furnizojnë aeroportet e Parisit, Orly dhe Roissy.
Lufta kundër reformave të pensionit në lidhje me moshën, me shumë mundësi mund të gjunjëzojnë transportin në Francë. Shoqëria që merret me organizimin e aeroporteve në Paris, ka lajmëruar se Charles de Gaulle mund të mbarojë resorsat e karburantit duke filluar që nga java tjetër, ndërsa për sa i përket Orly mund të rezistojë deri në 17 ditë. Bllokimi i qytetit të Parisit ka ardhur duke u shtuar ditën e sotme si rrjedhojë e përballjes me forcat e rendit, të cilët u urdhëruar të ndërhynin nga Sarkozy. Greva arriti të mbyllte 8 nga 12 depozita në vend. Mund të themi se dhe pesë të tjerat që janë bllokuar nga manifestuesit: janë ato të Vern-sur-Seiche, Total në Tolosa dhe dy të tjera në Normandinë e ulët.
r.b/NOA