English

I sëmuri me depresion hidhet nga kati i katërt i pallatit, gjen vdekjen

Durrës, 15 tetor, NOA – I ndikuar nga pasojat e sëmundjes së depresionit, prej së cilës vuante prej disa kohësh, një burrë 53-vjeçar ka gjetur menjëherë vdekjen ndërsa është hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Ngjarja e rëndë konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, viktima është 53-vjeçari me emrin Shpëtim Luri, banues në lagjen 17 të qytetit bregdetar, i cili edhe pse është dërguar në spitalin e Durrësit, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, pasi personi në fjalë dyshohet se vuante nga depresioni.

Materialet e para proceduriale iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE