Tiranë, 15 Tetor, NOA - Liverpuli ka ndryshuar pronarin e saj dhe tashmë ka një të ri. John W Henry, që është dhe numri një i Boston Red Sox në basketboll, ka arritur një akord me klubin anglez gjatë ditës së mërkurë.
Më pas rruga e lirë për të u dha nga gjykata e lartë në Londër, që i dha të drejtë presidentit Martin Broughton, për ta shitur skuadrën. Kështu në kasat e klubit kanë mbërritur 330 milionë sterlina të cilat shërbyen dhe për të paguar borxhin e 300 milionëve me kontratën e RBS.
r.b/NOA