Tiranë, 15 tetor, NOA- Modernizimi i adresave dhe të dhënave personale ka qenë tema e takimit të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Eugen Wollfarth dhe ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.
Wollfarth dhe Basha kanë diskutuar për çështje kyçe të shtetit të së drejtës dhe aspekte të zbatimit të tyre.
Dy personalitetit i janë referuar, gjatë bisedës, procesit aktual të vënies në funksion të sistemeve të modernizuara të gjendjes civile dhe adresave, duke pasur parasysh edhe rëndësinë e tyre në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave dhe përgatitjet zgjedhore, si dhe për çështje të trajnimit të policisë.
Ambasadori i OSBE u shpreh se priste me kënaqësi të vazhdonte bashkëpunimin konstruktiv me Ministrinë e Brendshme.
“Prezenca mbetet e gatshme për të ofruar ndihmë të mëtejshme, ashtu si ka bërë në gjithë këto vite dhe kohët e fundit në proceset e hyrjes në NATO dhe të liberalizimit të vizave,” tha ai.
a.k/NOA