Prishtinë, 15 tetor, NOA – Nis sot nga puna misionin e tij në Prishtinë, kreu i ri i Misionit Evropian për Rend dhe Ligj (EULEX), Xavier Bout de Marnhac, i cili zëvendëson në këtë detyrë, paraardhësin e tij, Yves de Kermabon.
Ky i fundit ndërsa e ka lënë detyrën, është shprehur se vendosja e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës ka për të qenë një proces i gjatë dhe se misioni evropian gjatë punës së tij 2-vjeçare ka bërë të mundur rifunksionalizimin e pjesshëm të gjykatave në veri të Mitrovicës.
"Për mua më e rëndësishmja është t’u sigurojmë njerëzve sundim më të mirë të rendit dhe ligjit. Shumë njerëz janë të lodhur me krimin, korrupsionin e kontrabandën dhe është detyra jonë së bashku me institucione që ta përmirësojmë situatën në të mirë të qytetarëve", tha Yves de Kermabon.
Ndërkaq, kreu i ri i EULEX-it, në orët e para të mëngjesit të sotëm, bëhet me dije
se do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po ushtron aktualisht edhe detyrën e presidentit, si edhe me kryeministrin Hashim Thaçi.
Ai ndahet nga kjo detyrë me porosinë për pasardhësit se është mjaft e rëndësishme ruajtja e qetësisë në veriun e banuar me shumicë serbe.
n.e/NOA