Tiranë, 15 tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 15 tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: infoçnoa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme debatin e zhvilluar dje në Kuvend mes dy palëve, me akuzat e ndërsjella. Ato paraqesin edhe vrasjen e djeshme të një taksisti me qëllim grabitjen. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i vizave, duke cituar deklaratat e kryeministrit se opozita donte t’i pengonte, si edhe takimet e kryediplomatit Edmond Haxhinasto në Bruksel me eurodeputetët.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Qeveria: Të importojmë plehrat e BE”, i cili citon detajet nga vendimi i fundit i qeverisë për importimin e plehrave nga vendet e Bashkimit Evropian, për përpunimin e tyre në Shqipëri.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Sabri Godo: Duhen zgjedhje të parakohshme”.
“Klodian Çela i Big Brother: Homoseksualët VIP të mos fshihen” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Merret peng taksisti, ekzekutohet dhe lihet në rrugë”, i cili tregon detaje nga vrasja e djeshme e një një taksisti me qëllim grabitjen e tij.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Paulin Stërkaj dhe Dritan Prifti votojnë pro qeverisë në Kuvend: Jemi kundër për çështje politike”.
Ndërkaq, lidhur me pensionet e ushtarakëve, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Ushtarakët: 3 formularët që duhet të plotësojnë për pensionet”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Pagat, zbulohen paditë e PS në gjykatë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “SHBA: Shqipëria, bazë për pastrimin e parave”, i cili tregon fakte të reja nga raporti i fundit i botuar nga Uashingtoni zyrtar për pastrimin e parave, ku përmendet edhe Shqipëria.
“Skandali në Berat, gjykata dekonspiron arrestimin e 6 policëve”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Kristo Frashëri: E quajti Kosovën Serbi, mitropoliti i Beratit non grata”.
“Ambasadori i OSBE, vizitë në GSH dhe News 24” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Skema e kontrabandës së naftës”, i cili tregon detaje nga skema sesi zhvillohej kontrabanda e naftës, që u denoncua pak ditë më parë publikisht nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ruçi: Nuk i japim kryeministrit një tjetër gjykatë, Berisha: Edhe Kastro do ju kishte zili”.
Ndërsa çështja e shkollave mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Kamera sigurie në shkollën e mbesës së kryeministrit”.
“Tmerr në autostradë, dy vrasje në aksin Rrogozhinë-Lushnjë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “PE: PS të respektojë rezultatin e zgjedhjeve”, i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga disa eurodeputetë lidhur me proceset integruese të Shqipërisë si edhe zgjidhjen e ngërçit politik.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Trafiku dhe droga, sherr PD-PS në Kuvend”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: PS dërgoi letra, kërkoi shtyrjen e vizave pas 8 majit 2011”.
Ndërsa në rubrikën “integrimi” do të lexoni “Bruksel/ Haxhinasto takim me Fajon për vizat”.
n.e/NOA