English

Presidenti i BE, Herman Van Rompuy, më 20 tetor në Tiranë

Tiranë, 15 tetor, NOA - Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy do të jetë në Tiranë për një vizitë zyrtare më datën 20 tetor. Lajmi dhe data e saktë e vizitës së kreut të BE-së konfirmohet nga Kryeministria.

Vizita e Presidentit të BE-së është në serinë e një turi rajonal që Rompuy do të zhvillojë në gjithë vendet e rajonit. Në axhendën paraprake të qëndrimit të tij në Tiranë, Herman Van Rompuy do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Kryeministrisë në përfundim të takimit është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Autoriteti i Presidentit të BE është vendosur pas strukturës së re të institucioneve. Presidenti i BE-së, në hierarkinë e institucioneve është më i rëndësishme bashkë me atë të përfaqësues për Marrëdhëniet me Jashtëm detyrë e cila mbahet nga Katherinë Ashton.

a.k/NOA

KOMENTE