Tiranë, 15 tetor, NOA - Më datë 20 tetor, presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadrin e një turi rajonal.
Gjatë kësaj vizite, burimet pranë Këshillit të Ministrave bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se Herman Van Rompuy, do të takohet me kryeministrin Berisha, ndërsa në përfundim të takimit është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Vizita e presidentit të Bashkimit Evropian, në vendin tonë, bëhet në një kohë kur Komisioni Evropian pritet të marrë gjatë muajit nëntor vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave, pasi Parlamenti Evropian e miratoi atë para pak ditësh.
n.e/NOA