English

Prifti: Hetimi i kontrabandës së naftës do të nxjerrë shumë llum

Tiranë, 15 tetor, NOA – Ish-Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka deklaruar për mediat sot para marrjes në pyetje në Prokurori, se nëse ky institucion do ta marrë seriozisht hetimin e kontrabandës së naftës, do të dalin shumë abuzime.

“Kam ardhur të denoncoj gjithë aferat korruptive, dhe të paraqes gjithë dokumentacionin që vërteton akuzat. Do të jetë hetimi i shekullit nëse prokuroria e merr seriozisht”, tha për mediat në hyrje të Prokurorisë, ish-ministri Dritan Prifit.

Ai ka theksuar se do të paraqes të gjithë dokumentet që ka dhe të gjithë ato që di për kontrabandën e naftës së papërpunuar, ose siç njihet ndryshme. “virxhine”.

Prifti ka paralajmëruare se do të dalin, pas hetimit dhe shumë prova të tjera. “Faktet që do sjell unë do të nxjerrin shumë llum për evazionin fiskal dhe kontrabandën”, tha ai në një prononcim të shkurtër para mediave.

a.k/NOA

KOMENTE