Shqipëria vijon të përmendet në raportet e institucioneve më të rëndësishme financiare për përballimin me sukses të krizës ekonomike globale
Nga Ridvan Bode
Sapo jam kthyer nga mbledhja vjetore e fondit Monetar ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Në të gjitha takimet dhe prezantimet për Shqipërinë që u bënë në këtë Samit, mbizotëronin vlerësimet më të larta pozitive për Shqipërinë. Një pjesë të tyre mund t’i lexoni në internet në deklaratat që janë bërë për Shqipërinë nga Tremonti, si përfaqësues i FMN-së për vendin tonë dhe por mund t’i lexoni edhe në konsiderata të tjera të analistëve ekonomikë të FMN-së.
Para një jave keni po ashtu raportin e zhvillimeve të tremujorit të tretë të ekonomisë së rajonit tonë, bazuar mbi analizën e Komisionit Europian, Drejtorisë së Buxhetit dhe Politikave Fiskale, ku po ashtu mund të gjeni konsideratat që janë krejtësisht të ndryshme nga ato që opozita ka shprehur.
Kriza ekonomike globale u përballua me sukses dhe ekonomia shqiptare mbeti jashtë vorbullës së saj. Kjo përbën meritën e parë dhe vlerësimin më të madh që marrin ekonomia, komuniteti i biznesit dhe institucionet e shtetit shqiptar në kuadrin e krizës ekonomike globale. Së dyti, viti elektoral u përballua me sukses duke dëshmuar një pjekuri të komuniteti të biznesit dhe institucioneve, duke mundësuar zgjedhjet më të mira dhe më të lira që ka pasur ndonjëherë vendi dhe zgjedhjet që influencuan më pak në zhvillimet e tregut. Së treti, buxheti i vitit 2009, realizoi plotësisht objektivat e qeverisë, qoftë në prioritetet e deklaruara të investimeve publike në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, të mbështetjes së ministrisë së mbrojtjes në integrim, sikurse dhe të rritjes së pagave dhe pensioneve në parametra shumë më të larta nga sa ishin në programin fillestar të qeverisë.
Viti 2009 shënoi padyshim vitin më të vështirë për mbarë ekonominë botërore përgjatë 8 dekadave të fundit. Ai ishte një vit nga më të vështirët si për vende të zhvilluara ashtu dhe për vende në zhvillim, si për ekonomi të mëdha ashtu dhe për ekonomi të vogla, si për sisteme nga më të zhvilluarat të ekonomisë së tregut të lirë, ashtu dhe për sisteme nga më të centralizuarat. Viti 2009 ishte një prej viteve më të vështira për Europën, ishte një prej viteve më të vështira për rajonin ku ne bëjmë pjesë, e padyshim ishte një vit me vështirësi dhe sfida të mëdha edhe për ekonominë e vendit tonë. Në kushtet kur vende të tilla fqinje e partnere ekonomike si, Italia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia e Serbia përjetonin rënie të ndjeshme të ekonomive të tyre dhe në kushte kur ekonomia e Bashkimit Europian, me të cilën ekonomia shqiptare ka marrëdhëniet më intensive, mbi 2/3 e tyre, pati një tkurrej me rreth 5 % në krahasim me vitin 2008, është fare e qartë që ambienti ekonomik i jashtëm me të cilin përballej ekonomia janë gjatë vitit 2009 ishte tejet i disfavorshëm dhe me sfida për të përballuar. Padyshim që në kushte të tilla, nuk kishte se si ekonomia jonë të mbetej jashtë presioneve të krizës ekonomike globale. Dhe sigurisht që presioni i kësaj krize u manifestua në rradhë të parë në zvogëlimin e ritmeve të rritjes ekonomike, duke mundësuar një rritje prej 3.3 % në krahasim me 7.8 % që ishte rritja në vitin 2008.
Por nga ana tjetër, nëse duam të jemi objektiv pavarësisht nga pasionet politike të opozitës, nga mungesa e analizave kompetente që dominojnë debatin politik në këtë fushë, ju bëj thirrje që të gjykojmë profesionalisht dhe të pranojmë me ftohtësi atë që tanimë e raportojnë dhe citojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare lidhur me ekonominë shqiptare përgjatë vitit 2009 dhe vijimet e vitit 2010 duke filluar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Komisionin Europian, apo Bankën Botërore. Thjeshtë duhet të pranojmë se gjatë vitit kulmor të krizës globale, pra gjatë vitit 2009 ekonomia shqiptare performoi më mirë se çdo ekonomi tjetër e Europës dhe performoi më mirë se shumica dërrmuese e ekonomive të mbarë botës. Kjo mbi të gjitha ishte rrjedhoje e politikave të ndjekura në kundërpërgjigje të krizës, politikave aktive të ndërmarra nga ana e qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë. Për të qenë sa më konkret më lejoni të citoj shkurtimisht disa prej konsideratave kryesore më të fundit të institucioneve të sipërpërmendura:
Deklarata konkluduese e Bordit Ekzekutiv të FMN, e publikuar më 12 Korrik 2010 (me numër reference 10/81) e cila mund të gjendet fare thjeshtë në faqen e Fondit, ndër të tjera thotë shprehimisht: “Autoritetet ishin në gjendje të përdornin hapsirën e akumuluar të politikave për të zbutur goditjet e menjëhershme të krizës dhe Shqipëria ka performuar më mirë se cdo ekonomi tjetër në Europë” . Kjo është konsiderata e FMN-së që ju përmendët pak më parë.
Raporti i Komisionit Europian i publikuar më 9 Prill 2010, ndër të tjera shkruan : “Shqipëria shfaqet si një vend mrekullisht i veçuar (remarkable outlier), i paprekur nga kriza sepse për shkak të masave të ndërmarra reduktoi presionet për një recesion ekonomik”.
Raporti tjetër i Komisionit Evropian i publikuar më 8 Tetor 2010 shkruan shprehimisht: “Shqipëria, vendi i cili u prek më pak nga kriza, vazhdon të regjistrojë një rritje pozitive edhe gjatë pjesë së patë të vitit 2010”.
Këto janë konsideratat për ekonominë dhe zhvillimet përgjatë vitit 2009 dhe në vijimësi. Pra, përtej retorikave me nuanca politike dhe pasioneve për të bërë tellallin politik, mesazhi dhe vlerësimi profesional e i ftohtë, bazuar në analizat dhe konkluzionet e institucioneve më të specializuara ndërkombëtare është krejt ndryshe dhe duhet të jetë i qartë dhe për ata që dalin e bëjnë tellallin.
Gjatë vitit 2009 Shqipëria u ndodh në presionin e krizës ekonomike globale, por megjithatë ajo performoi më mirë se çdo ekonomi tjetër në Europë.
Për ta ilustruar këtë mesazh të qartë, këtë kundërpërgjigje të institucioneve kryesore të shtetit shqiptar, të qeverisë përballë presioneve të krizës, më lejoni të përmend se ndërsa shumica e vendeve të rajonit përveç se përjetonin një rënie ekonomike të thellë përballeshin gjithashtu edhe me probleme të tilla thelbësore për stabilitetin e ekonomisë. Ekonomia e vendit tonë përveç se regjistronte një rritje pozitive arriti gjithashtu të ruajë më së miri parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik në mënyrë të qëndrueshme. Pra, është e rëndësishme të përmendet se ndërsa vendet e rajonit përballeshin me përkeqësim të financave publike dhe vështirësi në shërbimin e borxhit publik, përkeqësimit në pozicionin e jashtëm dhe paaftësitë financuese në bilancin e pagesave, ndrydhjet e forta në sektorin financiar e me raste jo të pakta falimentimesh, zhvlerësim të lartë të kursit të këmbimit dhe presione të konsiderueshme inflacioniste, etj, në të njëjtën kohë ekonomia jonë arriti të ruajë në parametra relativisht mjaft të kënaqshëm të gjitha themelet makroekonomike duke regjistruar në vitin 2009:
një rritje pozitive të të ardhurave të buxhetit,
regjistronte një rritje në zëra të tilla si shpenzimet kapitale apo rritje të pagave dhe pensioneve duke mbajtur brenda parametrave të lejuar dhe plotësisht të menaxhueshëm borxhin publik në vend. Kjo në një kohë kur shumë vende të tjera edhe pse ulën në mënyrë drastike jo vetëm shpenzimet kapitale, por shkuan deri tek reduktimi i pagave dhe pensioneve, duke filluar me Greqinë shkurtim prej 15 % të pagave dhe 10 % të pensioneve, Kroacia dhe vende të tjera të rajonit vijuan gjithashtu shkurtimet. Ndërsa ne mundësuam që gjatë vitit 2009, në vitin e presionit të krizës ekonomike globale të vijojmë politikën e rritjes së pagave dhe pensioneve, duke plotësuar angazhimet tona programore.
regjistronte një bilanc pagesash të balancuar dhe rezerva valutore thuajse të paprekura. Kaluam një krizë ekonomike, krizë globale financiare pa prekur as një qindarkë nga rezervat valutore të vendit. Kursi i këmbimit, dinamizmi i lekut në raport me valutat e huaja u ruajt, për shkak të fondamenteve ekonomike të vendit , për shkak të zhvillimeve ekonomike në kohë reale dhe jo me ndërhyrje dhe prekje rezervash dhe financime të tjera të jashtme.
regjistronte një tkurrje të deficitit të llogarisë korente me gjithë rënien e ndjeshme të remitancave, që i keni përmendur me dhjetëra herë.
regjistronte një zhvlerësim minimal të Lekut krahasuar me zhvlerësimin që ndodhi në shumë ekonomi të tjera në monedhat e tyre, pa prekur rezervën valutore të vendit.
regjistronte një inflacion mesatar vjetor historik prej vetëm 2.2 përqind.
nuk kishte asnjë episod të vetëm falimentimi apo prag-falimentimi të asnjë prej operatorëve financiar, e madje viti 2009 në tërësi rezultoi më një rritje si të depozitave ashtu dhe të kredive mbi ekonominë reale, në një kohë kur shumë ekonomi të tjera u përballën me një kolaps financiar dhe në pamundësinë e rritjes së depozitave.
Regjistronte një rritje të investimeve të huaja direkte me rreth 10 % në një kohë ekonomitë e rajonit përballeshin me një tkurrje të fortë të flukseve të kapitaleve të huaj.
Dhe përveç ruajtjes së këtyre parametrave të stabilitetit makroekonomik të vendit, në fund rezultoi edhe një rritje ekonomike pozitive prej 3.3 %.
Siç e përmenda edhe më sipër, kapërcimi me sukses dhe me pasoja minimale i trysnisë së fortë që përçoi kjo krizë globale mbi ekonominë e vendit tonë, u bë i mundur në një masë të konsiderueshme në sajë të politikave fiskale e monetare adekuate dhe të mirë-koordinuara të ndjekura nga qeveria dhe autoriteti monetar përgjatë kësaj kohe. Ky ishte konkluzioni i nëndrejtorit të përgjithshëm të FMN-së, z. Portugal për zhvillimet e vitit 2009.
Në kohën kur sistemi financiar u përball me një lëkundje të besimit dhe një valë paniku shkaktoi tërheqjen e një sasie të konsiderueshme të depozitave, nxitur dhe nga thirrjet permanente të opozitës për të destabilizuar tregun bankar dhe monetar të vendit, likuiditeti i injektuar nga autoriteti monetar, Banka e Shqipërisë, si dhe reagimi i menjëhershëm i qeverisë për të rritur pragun e depozitave të siguruara prej saj, siguruan në vijimësi likuiditet të mjaftueshëm duke e shndërruar edhe një herë sistemin tonë bankar, në një periudhë të shkurtër në sistemin me nivelin më të lartë të likuiditetit, në të gjithë historinë e tranzicionit. Nga ana tjetër, përdorimi i stimujve të fuqishëm fiskal të injektuar nga qeveria përgjatë vitit 2009 në ekonominë reale, ishte një instrument i mirë-targetuar, dhe arriti të mbajë ekonominë reale larg vorbullës së rrezikshme të krizës dhe recensionit të sigurtë ekonomik.
Në kuadrin e diskutimit të performancës së buxhetit të vitit 2009 është e rëndësishme të shprehim natyrën e politikës fiskale të materializuar në këtë buxhet dhe lidhjes së saj integrale me projeksionet e politikës fiskale për periudhën afatmesme në vijim. Që në fillimin e krizës ekonomike globale, me ndijimin e presioneve të para të saj, jo në ekonominë shqiptare por mbi ekonomitë rajonale dhe ato europiane, qeveria ka deklaruar qartë dhe ka ndërmarrë një tërësi masash dhe politikash fiskale, e cila lejonte përdorimin një stimuli fiskal me të tre tipare kryesore:
një stimul fiskal në kohën e duhur dhe jo atëherë kur thërriste opozita,
një stimul fiskal i mirë-targetuar, pra në ato sektorë ku japin zhvillime pozitive dhe rritje të shpejtë;
një stimul fiskal i përkohshëm në instrmenta.
Në gjykimin objektiv që bën çdo individ i përgjegjshëm qoftë në politikë apo jashtë saj, konstaton se objektivat e synuara nga qeveria përkojnë tërësisht dhe plotësisht me rezultatet e arritura për gjatë vitit 2009.
Stimuli fiskal i qeveris? filloi q? n? tremujorin e fundit t? vitit 2008 dhe vazhdoi deri n? tremujorin e tretë vitit 2009, periudhë n? t? cil?n kriza globale prevaloi në të gjitha dimensionet e saj duke u injektuar pikërisht në kohën e duhur. Vlen për t’u theksuar që gjat? kësaj periudhe fondamentet makroekonomike t? vendit ishin tep?r t? favorshme p?r t? nd?rmarr? nj? stimul fiskal t? till?. Gjithashtu n? k?t? periudh? ekzistonte nj? likuiditet tep?r i lart? dhe nj? hapsir? komode p?r t? nd?rmarr? nj? stimul fiskal dhe kjo reflektohej si n? financat publike ashtu edhe n? sistemin financiar.
P?rb?rja e paketës s? stimulit fiskal konsistoi kryesisht n? investime publike duke cuar nivelin e tyre në rreth 1/3 e buxhetit të shtetit ose 9.6 % të PBB-së. Zgjedhja e investimeve publike si instrumenti kryesor për të injektuar stimulin fiskal në ekonomi u bazua në dy arsye thelbësore. Së pari, investimet publike kan? nj? efeket pozitiv dhe t? menj?hersh?m n? rritjen e k?rkes?s agregate n? ekonomi, dhe së dyti n? rastin e Shqip?ris? këto investime kan? dhe nj? efekt tepër pozitiv afatgjat?, duke ditur nevojën e lart? q? ka ekonomia jon? p?r investime t? tilla infrastrukturore. Gjithashtu nj? komponent tjetër i stimulit fiskal ishte dhe rritja e pagave t? ulta dhe pensioneve, t? cilat siç dihet kan? nj? prirje t? lart? p?r konsum e rrjedhimisht nj? impakt t? drejtp?rdrejt? n? ruajtjen e niveleve t? k?rkes?s agregate n? ekonomi. Rrjedhimisht, mund t? thuhet me siguri të lartë se stimuli fiskal ishte i mir?-targetuar, sikurse e vlerësoi dhe FMN-ja.
Sapo u dukën shenjat e para të qarta të një rimëkëmbje të ambientit të jashtëm ekonomik, e veçanërisht sapo u shfaqën sinjale të qarta pozitive në sektorët pararojë të ekonomisë sonë, qeveria u angazhua n? nj? tërheqje graduale t? stimulit fiskal, duke iu rikthyer gradualisht kursit të mëparshëm të politikës fiskale me objektiva të qarta për konsolidimin e financave publike dhe ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makroekonomk t? vendit. Përmes kësaj mase u mundësua që gjatë vitit 2010 të shkurtohen shpenzimet publike me rreth 3 % të PBB-së duke përbërë shembullin më pozitiv të një vendi jo në krizë, që i rikthehet stabilizimit makroekonomik të vendit në një afat kaq të shkurtër. Kjo për shkak se vendi ynë, ekonomia jonë i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për të ndërmarrë politika të tilla.
Tani që po flasim kanë kaluar 9 muajt e parë të vitit 2010 dhe bazuar në të gjithë indikatorët e disponueshëm duket qartë që ekonomia jonë ka kaluar tashmë periudhën më të vështirë të saj e cila ishte gjatë fundit të vitit 2009 dhe i është rikthyer në mënyrë graduale por të sigurtë drejt ritmeve potenciale të saj rritjes.
Them në mënyrë graduale sepse çdo tremujor i vitit 2010, bazuar në të gjithë treguesit e disponueshëm duket qartë se ekonomia jonë ka kaluar tashmë periudhën e presionit të krizës me një rritje ekonomike nga 2 % në tremujorin e dytë të vitit 2010 në një rritje, 3.3 % në 6 mujorin e parë të këtij viti dhe me një perspektivë dhe të dhëna të sigurta që tremujori i tretë do të ketë një rritje ekonomike edhe më të madhe dhe në vijimësi dhe tremujori i fundit, ne programojmë që viti 2010 do të ketë një rritje ekonomike prej 4 – 4.5 përqind të PBB-së.
Them në mënyrë të sigurt, sepse e gjithë perspektiva e vitit 2010, agregatët ekonomikë dhe financiarë e mundësojnë një gjë të tillë.
Me poshtë do të gjeni ecurinë e treguesve kryesorë të Buxhetit 2009
Ecuria e të ardhurave
Të ardhurat totale në buxhetin e vitit 2009 u realizuan në masën 298.9 miliard Lekë. Ato ishin 7.7 miliard Leke më tepër se viti 2009 ose rreth 2.7 përqind më tepër. Të shprehura në raport me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të vitit 2009 ato ishin sa 26.1 përqind e tij.
Ne vitin 2009, te ardhurat tatimore perbejne rreth 90.4 perqind te totalit te te ardhurave ne buxhetin e shtetit, te ardhurat jo tatimore 8.1 perqind dhe grantet vetem 1.5 perqind te te ardhurave totale. Ne grupin e madh te te ardhurave tatimore, burimi me i rendesishem jane te ardhurat nga taksimi i mallrave dhe sherbimeve (ndryshe taksimi i konsumit ose indirekt), me 53 perqind te totalit te te ardhurave tatimore; te ardhurat nga taksimi i te ardhurave (te individeve dhe bizneseve) jane ende ne nivel modest per nga rendesia (krahasuar me ekonomite e zhvilluara), me 17.2 perqind te te ardhurave tatimore; te ardhurat nga kontributet përbëjnë 18.4 perqind te te ardhurave tatimore; dhe një kontribut minimal ka taksimi i pasurise ne Shqiperi, me vetem 0.64 perqind te te ardhurave tatimore.
Pergjate viteve, taksimi i konsumit e ka rritur rendesine kundrejt taksimit te te ardhurave: nga TVSH dhe akciza merrej rreth 44.3 perqind e te ardhurave tatimore ne vitin 2001, kundrejt 53 perqind te vitit 2009. Theksojme se norma e TVSH ka mbetur e pandryshuar per me shume se dhjete vjet; rritja domethenese e te ardhurave nga ky tatim eshte reflektim i rritjes se PBB, ndryshimit te struktures se ekonomise dhe mire administrimit qe kane ndikuar ne rritjen e bazes se taksueshme. Te ardhurat nga taksimi i te ardhurave dhe fitimit kane ruajtur pak a shume te njejtin nivel prej 16-17 perqind te te ardhurave tatimore. Ketu ka pasur dy efekte te kunderta mbi te ardhurat: ulja e normave te taksave direkte dhe zgjerimi i bazes se taksueshme. Vlen te permendet se taksimi i kompanive eshte ulur ne menyre domethenese, ndersa te ardhurat nga taksimi individual jane rritur si rezultat i thjeshtimit te sistemit te taksimit dhe masave administrative per uljen e informalitetit. Nuk ka progres te dukshem ne mbledhjen e te ardhurave nga taksimi i pasurise, si rezultat i problemeve te perhershme lidhur me regjistrimin dhe deklarimin e drejte te pasurise se paluajtshme nga individet. Taksat e tjera sic jane taksat kombetare, disa taksa lokale, taksat mbi tregtine nderkombetare, taksat mbi automjetet dhe disa zera te tjere me pak te rendesishem kane nje pjese me te vogel ne totalin e te ardhurave tatimore, nga 19.8 perqind ne vitin 2001 ne rreth 11.4 perqind ne vitin 2009.
Te ardhurat nga TVSH per vitin 2009 ishin 110.1 miliarde leke. Niveli i këtyre të ardhurave ishte rreth 3 miliard Lekë më tepër se realizimi në vitin 2008 ose rreth 2.8 perqind me shume se nje vit me pare. Prej këtyre të ardhurave, pjesa e realizuar prej Drejtorisë së Përgjithsheme të Dogananve ishte 77.4 miliard lekë, ose reth 3.3 përqind më tepër se në vitin 2008. Ndërsa pjesa tjetër prej 32.7 miliard Lekë u realizua nga Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve duke qenë rreth 1.6 përqind më tepër se një vit më parë.
Të ardhurat e realizuara nga mbledhja e Akcizës ishin 33.5 miliard leke ose rreth 1 miliard më teper se një vit më parë ose rreth 3.1 përqind më tepër se viti 2008. Administrata doganore ka mbledhur 20.2 miliarde leke akcize, afersisht 60 perqind te totalit te te ardhurave nga akciza. Burimi kryesor i te ardhurave eshte akciza mbi karburantin e importuar. Te ardhurat nga akciza ne dogane gjatë vitit 2009 ihin 3.2 perqind me pak se fakti i vitit 2008. Administrata tatimore ka mbledhur rreth 13.3 miliarde leke nga akciza, me nje rritje prej 14.2 perqind kundrejt nje viti me pare. Rritja e larte vjetore eshte kryesisht rezultat i rritjes se taksimit te naftes se prodhuar ne vend nga ARMO.
Per vitin 2009 te ardhurat nga taksa doganore arriten ne 7.9 miliarde leke ose 8.4 perqind me pak se nje vit me pare. Per 2009, tarifa mesatare doganore (not ëeighted average) ishte 2 perqind. Gjate ketij viti vijuan reduktimet tarifore nga zbatimi i marreveshjes se tregtise se lire me vendet CEFTA dhe me Bashkimin Europian.
Per vitin 2009 te ardhurat nga TAP arriten ne 26.8 miliarde leke ose 2.3 miliarde me shume se viti 2008 (ose 9.5% me shumë se 2008). Burimi kryesor i te ardhurave nga TAP eshte tatimi mbi pagen (sektor publik dhe privat), qe perben 55.4 perqind te te ardhurave gjithsej nga ky tatim. Ne vlere absolute keto te ardhura ishin 15 miliarde. Rritja vjetore e tatimit mbi pagen ne sektorin publik ishte 12.6 perqind ndersa ajo e tatimit mbi pagen ne sektorin jo publik ishte13.6 perqind kundrejt vitit 2008. Rritja e te ardhurave nga pagat ne sektorin publik u ndikua nga rritja e pagave ne kete sektor ne muajin maj te vitit 2009, nga 3 deri ne 15 perqind. Te ardhurat nga tatimi mbi interesat ishin 3 miliarde leke, me rritje pozitive kundrejt vitit 2008 prej 24.1 perqind; te ardhurat nga tatimi mbi shitjen e pasurise se paluajtshme arriten ne 2.2 miliarde leke, me rritje negative kundrejt vitit 2008 prej -18.9 perqind;
Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin u realizuan në nivelin e 17.2 miliard Lekëve. Ato ishin rreth 1 miliard ose rreth 5.3 përqind më pak se viti 2008.
Të ardhurat e mbledhura nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore ishin 49.8 miliard Leke. Realizimi i këtyre të ardhurave ishte rreth 2 miliard lekë më tepër se viti 2008 oes rreth 4.3 përqind më i lartë se ky vit. Gjate vitit 2009, pati nje ulje te normes kontribuese te punedhenesit prej 5 pike perqindje, me efekt nga 1 Maji 2009. Efekti negativ ne te ardhura per vitin 2009 vleresohet ne rreth 3.3 miliarde leke.
Per vitin 2009 te ardhurat tatimore te pushtetit lokal arriten ne 12.1 miliarde leke, ose 0.8 miliard lekë me teper se viti 2008 ose reth 7.4 perqind me shume se 2008. Taksimi mbi pasurine (ndertesat perben 12.4 perqind te totalit; taksa vendore e biznesit te vogel 20.5 perqind te totalit te te ardhurave lokale dhe Taksat Lokale perbejne 67.1 perqind te te ardhurave nga pushteti lokal). Rritjen me te madhe vjetore e paten te ardhurat nga taksat e tjera lokale, prej 14.24 perqind ndaj 2008. Kontribuesi kryesor ne kete grup eshte taksa e infrastruktures mbi ndertimet e reja. Te ardhurat nga ky ze u rriten me 55 perqind ndaj nje viti me pare. Te dhenat mbi shperndarjen gjeografike te te ardhurave nga taksat lokale, tregojne se gati e gjysma e tyre mblidhet ne qarkun e Tiranes; 11 perqind ne qarkun e Durresit; 10 perqind ne qarkun e Vlores. Te ardhurat e mbledhura nga taksat lokale jane dukshem nen nivelin potencial te tyre, pasoje e veshtiresive ne administrimin dhe mbledhjen e taksave mbi pasurine dhe biznesin e vogel. Te ardhurat nga biznesi i vogel u ndikuan negativisht dhe nga ngadalesimi i pergjithshem i aktivitetit ekonomik gjate 2009.
Të ardhurat jo-tatimore perbejne rreth 8.1 perqind te te ardhurave totale buxhetore. Per vitin 2009 u mblodhen rreth 24.3 miliarde leke, duke pesuar një rritje prej 7.8% kundrejt vitit 2008 ose 1.1 miliard më teper se 20008.
Ecuria e Shpenzimeve
Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit , ne fund te vitit 2009, arriten ne rreth 379.9 miliarde leke, ose ne rreth 33.2 perqind e Produktit te Brendeshem Bruto, nga rreth 32.4 perqind qe ishin nje vit me pare. Kundrejt vitit 2008, shpenzimet buxhetore rezultojne rreth 28.4 miliarde leke me te larta, ose rreth 8.1 perqind me shume.
Shpenzimet korente, kane arritur ne rreth 283.9 miliarde leke ose ne rreth 24.8 perqind te PBB-se nga rreth 23.1 perqind qe ishin nje vit me pare. Krahasuar me vitin e kaluar, keto shpenzime rezultojne rreth 33.6 miliarde leke me te larta ose rreth 13.4 perqind me shume.
Brenda shpenzimeve korente, shpenzimet e personelit, qe perfaqesojne rreth 22.0 perqind te totalit te shpenzimeve korente te realizuara gjate vitit 2009, rezultojne rreth 62.4 miliard Lekë ose rreth 5.45 perqind e PBB-se, nga rreth 6.14 perqind qe ishte nje vit me pare. Krahasuar me nje vit me pare, shpenzimet e personelit rezultojne rreth 4.3 miliarde leke me te ulta, ose rreth 6.4 perqind me pak, nderkohe qe shpenzimet per paga rezultojne rreth 2.7 miliarde leke me te ulta, ose rreth 4.8 perqind me pak dhe shpenzimet per kontribute te sigurimeve shoqerore rreth 1.6 miliarde leke me te ulta, ose rreth 14.6 perqind me pak.
Gjate vitit 2009 nje fond prej rreth 3.7 miliarde leke ishte planifikuar per rritjen e pagave, rritje qe u parashikua qe ne muajin maj, ndryshe nga vitet e tjera qe kjo rritje pagash ishte planifikuar ne gjashtemujorin e dyte te vitit. Nga ky fond rreth 3.7 miliarde leke, 3 miliarde leke ishte planifikuar per rritjen e fondit te pagave te ministrive dhe institucioneve buxhetore dhe 0.7 miliarde leke per kontributin e sigurimeve shoqerore.
Shpenzimet kapitale ne fund te vitit 2009 jane realizuar ne nivelin 95.9 miliarde leke. Per rrjedhoje investimet ne vitin 2009 arriten ne rreth 8.4 perqind e PBB-se nga rreth 8.6 perqind qe rezultuan nje vit me pare. Krahasuar me vitin e kaluar investimet e brendeshme rezultojne rreth 25.6 miliarde leke me te larta ose rreth 51.1 perqind me shume, nderkohe qe investimet me financim te jashtem rezultojne rreth 23.3 miliarde leke me te ulta, ose rreth 53.5 perqind me pak. Per rrjedhoje investimet ne total ne fund te vitit 2009 jane rreth 2.1 miliarde leke me te larta se nje vit me pare, ose rreth 2.2 perqind me shume.
Lidhur me shpërndarjen e investimeve publike sipas sektorëve kryesore, për vitin 2009, rreth 80 % te investimeve publike me financim të brendshëm e zë Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, 5 % Ministria Arsimit dhe Shkencës, 3 % Ministria e Mbrojtjes, 3% Ministria e Shëndetësise dhe nga 1% Ministria e Brendshme dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Ecuria e Deficitit, e Huamarrjes dhe Borxhit PublikDeficiti i pergjithshem i buxhetit te shtetit, u realizua ne nivelin e 80.9 miliard Lekeve, duke arritur ne kete menyre ne rreth 7.1 perqind te PBB-se nga rreth 5.5 perqind qe ishte nje vit me pare. Financimi i tij u bë nëpërmjet:
huamarrjes së brendshme neto prej 43.3 miliard Leke ose rreth 53.6 përqind e deficitit total (ose rreth 3.8 përqind e GDP)
huamarrjes së huaj neto prej 9.6 miliard Leke ose rreth 11.9 përqind e totalit të deficitit (ose rreth 0.8 përqind e GDP)
Të hyrave nga privatizimet prej 25.1 miliard Lekë ose rreth 31.1 përqidn e deficitit total (ose rreth 2.2 përqind e GDP)
Stoku i borxhit publik total në fund të vitit 2009 arriti në 682.4 miliard Leke ose rreth 59.6 përqind e PBB nga 595.8 miliard Lekë ose rreth 54.8 përqind që ishte ne vitin 2008 me një rritje prej 4.8 pikë përqindje të PBB, nga e cila rreth 1.7 pikë përqindje ka qenë rrjedhojë e lëvizjes së kursit të këmbimit (zhvlerësimi prej 11.4 % i Lekut kundrejt Euros dhe zhvlerësim prej 9% i Lekut kundrejt USD). Stoku i borxhit të brendshëm publik në fund të 2009 përbënte rreth 61.2 përqind të totalit, ndërsa stoku i borxhit të jashtëm përbënte rreth 38.8 përqind të totalit, nga rreth 67.2 dhe 32.8 përqind që ishin në vitin 2008.
FUND- Fjala e Ministrit të Financave mbajtur në Parlament, para votimit në parim të buxhetit faktik 2009