Londër, 15 tetor, NOA - Është thënë se qeni është miku i mirë i njeriut, por tani ju gjithashtu mund të thoni pa frikë se qeni është nëjaleat i mirë kundër alergjive.
Në fakt, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Pediatrics” nga hulumtuesit në spitalin e Fëmijëve në Boston dhe universitetin e Cincinnatit (SHBA), fëmijët në moshën 1-vjeçare kur kanë një qen si një shok të lojës, kanë më pak gjasa për t’u zhvilluar tek ta ekzemat dhe të bëhen alergjikë.
Edhe e kundërta është e vërtetë: në qoftë se shtëpia është armik i përjetshëm i qenit, rreziku i sëmundjes rritet në mënyrë dramatike.
Studimi u shqyrtua mbi 638 fëmijëve të lindur nga prindër alergjikë, dhe u menduar se për këtë arsye ata duhet të kenë një shans më të mirë, duke i monitoruar që nga lindja deri në 4 vitet e para të jetës.
Dhe u vu re se ndryshe nga qentë, prania e një mace në shtëpi rrit me rreth 13 herë mundësinë e zhvillimit të ekzemës të fëmijët me rrezik të alergjisë.
Bazuar në rezultatet e arritura nga studiuesit amerikanë, sugjerohet se prania e qenit, u jep fëmijëve mbrojtjen e nevojshme imune ndaj ekzemës, duke përfaqësuar një lloj të vaksinave në gjendje të imunizojnë foshnjën që nga lindja.
n.e/NOA