English

Rama: Importi i plehrave, kriminal, do zhbëjmë vendimin

Tiranë, 15 tetor, NOA, Update – Importi i plehrave në Shqipëri duket se do të jetë beteja e radhës e opozitës. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kryetari i PS-së, Edi Rama u shpreh ky vendim është kriminal dhe pas tij fshihen vetëm interesa të pushtetit.

“Importimi i plehrave është një vendim kriminal. Nëse më parë ishte edhe si rezultat i mosnjohjes, sot është rezultat i babëzisë së pashuajtshme të oborrit të këtij pushteti”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se anulimi i këtij vendimi është i pari që do të bëhet me ardhjen e socialistëve në pushtet.

“Ne këtë vendim, jo vetëm që do ta luftojmë me gjithçka që kemi në dorë, por do ta zhbëjmë të parin, sapo të ulemi në tryezën e qeverisë, si simbol i uzurpimit të vendit në emër të interesave të ngushta”, tha ai.

Në lidhje votimet në Kuvend dhe qëndrimin e PS-së, Rama u shpreh se nuk duhen ligje që nuk janë të zbatueshme.

I pyetur nëse me qëndrimin e PS-së i krijohet një model dhe opozitës së nesërme Rama u shpreh se nëse ka të drejtë edhe opozita e nesërme mund të bojkotojë.

“Në rast se opozita nesër do të ketë të drejtën që kemi ne sot duhet të bëjë të njëjtën gjë dhe duhet të ketë nga ju (media) mbështetje më të madhe”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE