Tiranë, 15 tetor, NOA, Update – Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se kthimi i Dritan Priftit në Partinë Socialiste është një çështje që kërkon kohë.
Ai ka thënë se tërheqja e Priftit nga akuzuat që ka bërë në adresë të tij është diçka pozitive.
“Unë do të thosha një fjalë që, sigurisht, tërheqja nga ato akuza më gëzon, por nga ana tjetër rruga drejt kthimit në PS, në rastin konkret, është e gjatë”, u shpreh kryetari i PS-së, Edi Rama gjatë takimit me gazetarët ditën e sotme.
Rama u është përgjigjur dhe deklaratave të Priftit se PS-ja i ka dhënë 3000 vota Metës për të marrë mandatin.
Në lidhje me këtë pyetje, Rama u përgjigj në mënyrë të shkurtër dhe të qartë; “Jo”.
a.k/NOA