English

Rama: Shqipëria që jeton jashtë oborrit të Berishës është e varfër

Tiranë, 15 tetor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste tha sot se qytetarët shqiptarë janë më të varfër se më parë dhe se deklaratat e kryeministrit për zhdukje të varfërisë janë jashtë realitetit.

“Shqipëria që jeton jashtë oborrit të pushteti të tij jo vetëm është e varfër po varfërohet dhe papunsohet dita ditës”, tha Rama.Në bashkëbisedimin e përjavshme me gazetarët që po zhvillohet këto moment Rama u shpreh se buxheti i diskutuar dje në Kuvend është i ndryshuar në kundërshtim me ligjin nga ana e qeverisë.

“Berisha ka ndryshuar dhe rindarë paratë publike të buxhetit duke i hequr Parlamentit një të drejtë kushtetuese dhe për të vënë nën një kontroll të drejtë përdorë çdo qindarkë të mbledhur”, tha Rama.

Ai u shpreh se të dhënat janë ndryshuar në funksion të abuzimit në tre etapa.

Ai u shpreh se në zërin e të ardhurave tatimore mungojnë 17,2 miliard lekë. Po ashtu në të ardhurat e doganave mungojnë miliona dollarë.

Kryetari i PS-së u shpreh “mungojnë 200 milionë dollarë në arkën e shtetit”, të cilat sipas tij janë marrë nga njerëzit afër pushtetit.

a.k/NOA

KOMENTE