English

Robbie Williams tashmë sërish pjesë e Take That

Ka mbërritur në rrjet videoklipi "The Flood", i cili në mënyrë definitive ka përcaktuar rikthimin e Take That në formacionin e tij të vjetër dhe origjinal. Gary, Howard, Jason, Mark dhe Robbie kanë treguar shpirtin e tyre të skuadrës dhe kanë bërë të ditur se albumi do të publikohet më 23 nëntor.

Video është xhiruar në lumin e Londrës, që ndodhet në liqenin e Dorney në Eton. Regjia është e Mat Whitecross (Coldplay, "Viva La Vida").

Në pritje të albumit mund të themi se videoklipi është një single mjaft i bujshëm që mund të dounlodohet duke filluar që nga 15 nëntori. Vendimi për tu rikthyer sërish bashkë u mor një vit më parë në Nju Jork, në fund të turit "The Circus". Në një kohë mjaft të shkurtër pesë pjesëtarët e Take That u rikthyen sërish bashkë duke punuar dhe shkruar këngë të reja, që të gjithë fansat janë tepër kuriozë për ti dëgjuar.

r.b/NOA

KOMENTE