Tiranë, 15 tetor, NOA, Upadate – Pas dëshmisë që ka dhënë në Prokurorin e Tiranës për abuzimet me shitjen e pronës te “Ish-Ekspozita, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka deklaruar se Prokuroria duhet të jap një vendim të shpejt dhe të paanshëm.
“Do të inkurajoja Prokurorinë të kryejë detyrën në mënyrë sa më objektive, të paanshme, me integritet dhe brenda afateve të parashikuara nga ligji”, tha sot deputeti Shalsi.
Ai ka deklaruar se dëshmia e dhënë për këtë çështje është në në respekt të institucioneve.
“Me kërkesë të prokurorisë u tregova i gatshëm të ndihmoj me informacionin që disponoja për çështjet që më kërkuan”, tha ai.
Shalsi ka shtuar se opozita do të vendosë në dispozicion të Prokurorisë “gjithçka dimë për të nxjerrë në shesh të vërteta në mbrojtje të interesit publik”.
Shalsi u shpreh se opozita nuk mund të orientojë hetimet e Prokurorisë, por është e gatshme vetëm të jap kontributin e saj për çështjet e ngritura.
“Natyrisht, që nuk i përcaktojmë në prioritetet e Prokurorisë. Ne kemi dëshmuar disa të vërteta dhe jemi të predispozuar të ndihmojmë Prokurorinë në zbardhjen e atyre fakteve që ky institucion i konsideron të rëndësishme”, u shpreh Shalsi.
Nga ana tjetër ai nuk ka pranuar të flas për çështjet që ka diskuar me prokurorët duke theksuar se do të ruaj sekretin hetimor.
“Çdo gjë që komunikohet me Prokurorinë është objekt i sekretit hetimor dhe unë nuk kam asnjë të drejtë dhe nuk jam i autorizuar as nga ligji dhe as nga Prokuroria të bëj publike të gjitha çështjet për të cilat thashë gjithçka dija”, tha Shalsi.
a.k/NOA