Londër, 15 tetor, NOA - Jeni një dashnore e relaksuar, partnere e zjarrtë apo një dominuese e vërtetë? Sesi jeni në një lidhje sentimentale, këtë e tregojnë të brendshmet femërore që ju preferoni të mbani, të paktën sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga një psikolog britanik.
Sipas hulumtimit të tij, ngjyra e të brendshmeve të një gruaje do të zbulojë shumë rreth temperamentit të saj në shtrat. Kështu, nëse ju preferoni të kuqet, ju nuk jeni të trembura në shtrat, jeni pasionante, energjike dhe autoritare.
Por nëse ngjyra zbehet ngjyra për të arritur ndoshta në një pink, ju kurrë nuk mund t’i merrni në dorë frenat e raportit seksual.
Ndërsa e bardha është ngjyra e pastërtisë dhe ajo do të thotë që ju jeni “të pafajshme", një dashnore fillestare, por plot me surpriza.
Trendi i vërtetë i momentit, megjithatë është ai i të brendshmeve ngjyrë rozë, e cila është e preferuar nga 72 përqind e të anketuarave.
Psikologe Donna Davson ka hartuar një listë të profileve në bazë të një studimi të kryer në emër të dr. Beckmann.
Sipas Davson, ngjyra e të brendshmeve jo vetëm pasqyron personalitetin e një femre në shtrat, por gjithashtu mund të ndikojnë në mënyrë aktive tek marrëdhëniet seksuale.
Për shembull, ngjyrat e ngrohta si e kuqe, portokalli, e verdhë, mund të rrisin zgjimin nga rritja e presionit të gjakut dhe shkallës së shtuar të frymëmarrjes.
Ndërsa ngjyra e të brendshmeve si ajo e mishit, tregon se jeni një grua e qetë dhe e sigurt, që nuk ka asgjë për të fshehur.
Kurse të brendshmet e zeza flasin për një femër me personalitet shumë të fortë dhe të pavarur, flet për një grua me një bukuri delikate, por shumë të pasionuar.
n.e/NOA