English

Treni përplas kalimtarin, viktima ende e paidentifikuar

Durrës, 15 tetor, NOA – Një person ka humbur jetën pak minuta më parë si pasojë e përplasjes nga treni. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se ngjarja ka ndodhur në Durrës në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Viktima është një persona mashkull me moshë mesatare. Ndërkohë që mungesa e dokumenteve në rrobat e tij e ka bërë të pamundur identifikimin për momentin.

Ende nuk janë sqaruar detajet i incidentit fatal. Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje makinistin.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se mendohet që pakujdesia e qytetarit gjatë kalimit të trenit të udhëtarëve ka sjellë dhe aksidentin fatal.

a.k/NOA

KOMENTE