Prishtinë, 15 tetor, NOA – Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Kosovë do të mbahen në datën 13 shkurt të vitit të ardhshëm. Kjo ka qenë data e komunikuar publikisht nga ushtruesi aktual i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ky vendim është marrë pas dorëheqjes së ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe konsultimeve të Krasniqit me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.
Në fakt, kohët e fundit në Kosovë ka qarkulluar si data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, 20 shkurti.
“Por pas konsultimeve me partitë politike dhe me Komisionin Qendror Zgjedhor, vlerësuam se nuk do të ishte mirë që Kosova ta festojë përvjetorin e tretë të pavarësisë (17 shkurtin) në atmosferë zgjedhore”, tha Krasniqi lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA