English

Akuza për korrupsion pasiv, Berat: Në pranga 3 policë të rrugores, në kërkim 3 të tjerë

Berat, 16 tetor, NOA – 10 punonjës të policisë rrugore të Beratit akuzohen se kanë shkelur ligjin duke u marrë ryshfet shkelësve të qarkullimit rrugor.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë, ku mësohet se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka finalizuar edhe një hetim tjetër disa mujor ndaj disa punonjësve të Policisë Rrugore të Beratit.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit pas hetimeve, grumbulloi prova që implikojnë në veprimtari korruptive gjatë ushtrimit të detyrës, 10 punonjës të Policisë Rrugore në rolin e zbatuesve të Njësisë së

Policisë Rrugore të qytetit, të cilët u merrnin rryshfet kundravajtësve, shkelësve të

rregullave të qarkullimit rrugor, në këmbim të mosndjekjes ligjore të tyre.

Për 6 nga këta punonjës të policisë, dje Gjykata e Beratit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, e cila u ekzekutua duke arrestuar tre inspektorët, Krenar Neim Shahollari, Mevlud Rakip Bregu dhe Ferid Irfan Mema.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim inspektorët Krenar Rexhep Kaçeli, Tefik Alush Bozhina dhe Artan Islam Shahini.

Sikundër bëjnë të ditur burimet zyrtare këta tre persona pas publikimit nga ana e gjykatës të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre arritën të largohen e për këtë arsye nuk u bë i mundur arrestimi i menjëhershëm i tyre.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po vijon kërkimi për kapjen dhe arrestimin e tyre. Sipas policisë këta punonjës të policisë do të përballen me akuzën e korrupsionit pasiv.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo

lloj sjellje korruptive ose të pahijshme të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke

garantuar se SHKB-ja do të hetojë me objektivitet çdo rast të tillë.

Për këtë arsye SHKB ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe linjën jeshile pa pagesë 08009090.

mit/NOA
KOMENTE
  • Krenar Shahollari22:04 - 25 Mars 2011
    duhet te dini nje gje qe ata qe ishin per burg jan jashte dhe vazhdojne te pagojne kestet te shefi i shekbes