English

Arbëreshët, embrioni i lidhjeve italo-shqiptare

Shkodër, 16 tetor, NOA/ Nga Begzad Baliu - Në bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi”, fakulteti i Shkencave Shoqërore, Qendra kërkimore-shkencore albanologjike dhe departamenti i Gjuhësisë, organizoi konferencën shkencore “Shkodra, arbëreshët dhe lidhjet italo-shqiptare”.

Studiues të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Italia i bën një vështrim të gjerë kontributit të Shkodrës dhënë ndriçimit të trashëgimisë arbëreshe dhe kontributit të arbëreshëve dhënë kulturës dhe historisë shqiptare.

Në seancën e hapjes u lexuan dy referate: Artan Haxhi dhe Tefë Topalli lexuan kumtesën e përbashkët “Roli i Kolegjit të Shën Adrianit në marrëdhëniet shqiptaro-arbëreshe, ndërsa Matteo Mandalà (Itali), ligjëroi në temën ”Kolegjet arbëreshe në marrëdhëniet italo-shqiptare, roli i Seminarit të Palermos”.

Në vazhdim, të ndarë në dy seanca studiues të fushave të gjuhësisë, letërisë, kulturës, historisë etj.

n.e/NOA

KOMENTE