English

Ditën e nesërme, Maratona e Popujve “Nënë Tereza”

Maratona e Popujve Nene Tereza 17 Tetor 2010 Sheshi Nene Tereza ora 9.45 Organizohet nga Federata Shqiptare Sport per te Gjithe, nën mbështetjen e MKTRS

Plani i zhvillimit të aktivitetit do te jete si me poshte:

Ora 9.45 – Ceremonia e hapjes

Fjalën përshëndetëse do ta mbajë Zv/Ministri i Sporteve,prane MKTRS,z.Dashnor Bajaziti.Gjithashtu i ftuari special, Molto Reverendo Padre KEVIN LIXEY Pontificio Consiglio per i Laici – Sezione Chiesa e Sport- i cili shoqërohet nga Gent.mo Edio Costantini-Presidente della Fondazione Giovanni Paolo II per lo sport, si dhe Daniele Tassi,President i CSI .

Ora 10:15 - Do të startojë garimimi i rreth 1000 nxënësve te shkollave të mesme me intenerar vrapimi : Sheshi “Nënë Tereza –Garda e Republikës-Vëllezërit Frashëri-Cezma e Gurrit-Juvenilja-Hotel Sheraton-Sheshi Nënë Tereza, me distance 3000m .

Ora 10:18 Do te startoje garimi 21 km – duke ndjekur 7 here te njejtin intenerar si me siper. Marrin pjesëVrapues nga Klubet Sportive,vrapues amatorë dhe pjestarë të klubeve dhe shoqatave sportive, vrpues nga trupi diplomatik akredituar në vendin tonë,pjestarë të institucioneve të huaja që operojnë në Shqipëri, si dhe vrapues nga forcat e ushtrisë.

Ora 10:25 Nisja e nxënësve të shkollave 9-vjecare për distancën 500 m

Ora 10:45 Ceremonia e dhënies së cmimeve për nxënësit e shkollave 9-vjecare dhe të mesme

Ora 13:00 Ceremonia e dhënies së cmimeve për pjesmarrësit në garën 21 km

Ora 13:15 Mbyllja e aktivitetit

Regjistrimet ne garimin 21 km mund të bëhën tek sekretaria e aktivitetit para Korpusit Qendror te Universitetit -Sheshi Nene Tereza. ores 15:00 deri me 18:00 te dates 16 Tetor 2010.

KOMENTE