English

Edhe nesër shira, parashikimi i motit nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 16 tetor, NOA - Dita e diel, 17 tetor me nise me vranesira dhe shira te dobet ne te gjithe vendin. Ne mesdite do te kemi shkeputje me kthjellime ne bregdet dhe zonen e ulet, ndersa zonat malore verilindore-juglindore do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet e afat-shkurter.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash por mund te themi qe i gjithe territori rrezikohet nga shirat e dobet dhe lokale. Problematike situata paraqitet serish ne jugperendim te vendit. Mbremja dhe nata do te largoje shirat gradualisht nga i gjithe territori. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle rritje te lehte te tyre ne te gjtihe vendin. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim jugor-jugperendimor ndersa deti do te gjeneroje dallge deri ne 3 balle.

Europa

Kontinentit europian do te dominohet nga moti i kthjellet ne pjesen me te madhe te tij por Europa qendrore dhe lindore do te kete renie te ndjeshme te temperaturave. Ndersa rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem. Po ashtu, shira te dendur dhe stuhi te forta ere do te kete serish ne zonen e Alpeve dhe nje pjese te Skandinavise ku shirat do te jene ne forme debore.

Ngjarje ekstreme në Europë

Greqia rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe shkarkesa me rrufe;

Europa Qendrore alarmon per temperatura ektremisht te ulta;

Zona e Alpeve do te mbetet me rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe

n.e/NOA

KOMENTE