Tiranë, 16 tetor, NOA - Kushtet e motit te paqendrueshem do te na shoqerojne edhe gjate dites se shtune, 16 tetor 2010, pasi i gjithe vendi do te dominohet nga vranesira dhe shira ku me te dendur do te jene ne zonat malore veriore dhe veriperendimore. Edhe mesdita do te jete me vranesira dhe shira ne pjesen me te madhe te vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te sjelle nje dobesim te intensitetit te shirave ne gjithe vendin por e gjithe pjesa perendimore e territorit do te mbetet me shira te dendur. Ne kushtet e vranesirave dhe shirave do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes.
Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante si ne vlerat e mëngjesit dhe ne ato te mesdites. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 18 km/h dhe drejtim Jugor- Jugperendimor ndersa deti do te gjeneroje dallgezim te ulet.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit do te karakterizohet nga vranesira dhe shira ku me problematike situata do te jete ne Rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit. Po ashtu shira te dendur do te kete ne zonen e Alpeve duke u shoqeruar me stuhi te forta ere. Edhe Verilindja e kontinentit do te kete mot te paqendrueshem pasi vranesirat dhe reshjet
e debores do te jene prezent. Perjashtim bejne Europa Jugperendimore, vendet Skandinave si edhe nje pjese e Qendres se kontinetit ku dominuese do te jene kthjellimet.
Ngjarje ekstreme në Europë
Zona e Alpeve rrezikon rrebeshe shiu dhe shkarkesa me rrufe;
Italia Jugore do te mbetet me ere te forte dhe shira te dendur;
Hungaria alarmon mjegull te dendur dhe temperatura te uleta.
n.e/NOA